Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dialogu me Serbinë nuk po zë shumë vend në fushatën elektorale. Analistët thonë se partitë politike duhet ta dinë se dialogu me Serbinë do të jetë një ndër sfidat e para me të cilat do të përballet qeveria e re.
Çështja e dialogut me Serbinë nuk po zë shumë vend në fushatën elektorale në Kosovë për zgjedhjet e 14 shkurtit, ndonëse kohë pas kohe nga disa parti politike nuk po mungon retorika nacionaliste në raport me Serbinë. Kundërpërgjigjja e palës serbe është e menjëhershme. Analistët e pavarur thonë se partitë politike në Kosovë janë të vetëdijshme, se dialogu me Serbinë do të jetë një ndër sfidat e para me të cilat do të përballet qeveria e re cilado qoftë ajo. Bashkimi Evropian, nga ana tjetër thotë se ky mekanizëm ndërmjetësues po punon që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sapo të formohet qeveria e re në Kosovë.
"Punët për dialogun po vazhdojnë. Mirosllav Lajçak është i angazhuar për të bashkëvepruar me partnerët e BE-së, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bashkësinë ndërkombëtare. Takimet e veçanta mes Kosovës e Serbisë do të fillojnë pasi në Kosovë të formohet qeveria e re”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së Peter Stano.
Gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë, pretendenti për postin e presidentit të Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit të partisë së tij, tha se "nëse Bashkimi Evropian vazhdon ta mbajë të varur Kosovën, unë do ta hap rrugën për referendum për bashkimin me Shqipërinë”. Sipas tij "betimi për bashkim me Shqipërinë ka ardhur si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën”.
Kjo deklaratë e Haradinajt nxiti reagimin e menjëhershëm të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili Haradinajn e cilësoi si "njeri të rrezikshëm”.
"Haradinaj është njeri i rrezikshëm dhe politikan serioz që po synon të bëhet president dhe në rast se zgjidhet me mbështetjen e Albin Kurtit, atëherë do të kishin edhe Qeverinë e Kosovës e edhe presidentin që do të pajtoheshin me bashkimin me Shqipërinë. Përgjigja ime është: ju bëni punën tuaj, çfarë të doni, a ne do të kemi përgjigje të mirë dhe adekuate, e qytetarët nuk kanë se pse të shqetësohen”, ka deklaruar Aleksandar Vuçiq, transmeton mediumi serb B92.
Analistët e pavarur thonë, se diskursi politik nacionalist që po përdoret tash në Kosovë është diskurs parazgjedhor. Analisti Arton Demhasaj i tha DW-së se "ky lloj diskursi nuk duhet të merret shumë seriozisht, sepse partitë politike e përdorin këtë lloj populizmi vetëm për ta rritur numrin votave”.
"E vërteta është që secila parti politike që do të fitojë zgjedhjet dhe me këdo që të bëjë koalicion, çështja e parë me të cilën do të përballen është presioni i madh ndërkombëtar që të kthehen në dialog në mënyrë që të mbyllet dialogu dhe të arrihet një marrëveshje. Pra, partitë e kanë të qartë dhe kjo është arsyeja që nuk po merren shumë në publik me këtë çështje”, thotë Demhasaj. Sipas tij deklarata e Haradinajt për referendum për bashkim me Shqipërinë - siç thotë - ”nuk është ide parësore, por kjo mund të përdoret si kartë e dytë nga Haradinaj”.
"Pikërisht ishte dialogu me Serbinë pse kanë rënë qeveritë deri tash dhe se përse ato nuk kanë qenë të qendrueshme”, thotë Demhasaj.
Analisti Naim Rashiti i tha DW-së, se: "Kushdo që vjen në pushtet, dialogu do të mbetet temë përçarëse derisa të këtë një marrëveshje apo një koordinim politik të brendshëm ndërinstitucional dhe ndërpolitik. A do të ndodhë kjo nuk e di, sepse për shumë kënd kanë humbur shpresat, sepse të gjitha partitë politike dhe liderët politik janë të papërcaktuar për një zgjidhje dhe s'kanë agjendë të qartë për dialogun me Serbinë”, thotë Rashiti. Sipas tij, nëse subjektet politike nuk ulen bashkërisht dhe hartojnë një strategji të qartë, atëherë "nuk do të ketë dialog të mirëfilltë dhe nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë”.
Një analist tjetër Blerim Burjani, mendon se dialogu me Serbinë nuk mund të zhvillohet pa një qeveri stabile dhe me fuqi përkrahëse në Kuvend.
"Pra ky është kusht për të pasur negociata me një rezultat efektiv dhe zbatues të ndonjë marrëveshje të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova sërish ka nevojë për asistencë ndërkombëtare në krijimin e një qeverie funksionale, që nuk rrëzohet para se të arrihet ndonjë marrëveshje me Serbinë. Duke parë zhvillimet në vend nuk është shumë premtuese se do të ketë një qeveri stabile”, thotë Burjani.
Sidoqoftë, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi i ngarkuari i BE-së për këtë dialog Mirosllav Lajçak, javën që shkoi shpalosi planet e tij para përfaqësuesve të shteteve të Evropës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, por detajet nuk i bëri të ditura. Ai shkroi në Twitter: "i informova ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe delegatët e rajonit perëndimor të Ballkanit për vitin tim të parë dhe punën që kanë bërë. Gjithashtu, i kam shpalosur planet e mia për javët dhe muajt në vazhdim. Jam shumë i inkurajuar nga mbështetja e fortë nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, shkroi Lajçak në Twitter./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38