Flash News

Kosova

Kosovë/ Prokuroria e Hagës: Thaçi po përpiqet të zhbëjë Gjykatën Speciale

Kosovë/ Prokuroria e Hagës: Thaçi po përpiqet të

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka akuzuar sërish presidentin e  Kosovës, Hashim Thaçin se po përpiqet të zhbëjë Gjykatën Speciale. 

Prokuroria pretendon se Thaçi si subjekt i një aktakuze të përpiluar nga ajo, po tenton ta zhbëjë në çfarëdo forme këtë organ ndjekës penal.

“Ndryshimet e Propozuara synojnë të riparaqesin ose riformulojnë mandatin. Po ashtu, koha e bërjes së këtyre parashtrimeve nuk ka histori zyrtare të hartimit. Sidoqoftë, fakti që ndryshimet propozohen nga një president i cili është objekt i një aktakuze të paraqitur nga SPO në lidhje me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit duke i vlerësuar ato me vëzhgim të veçantë,  THAÇI nuk është një palë e painteresuar dhe ka një arsye të mirë për të besuar se Ndryshimet e  Propozuara janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të dëmtuar gjykatën. Në të vërtetë,  konteksti thelbësor për të kuptuar dhe interpretuar ndryshimet e propozuara sigurohet nga deklaratat publike të vetë Thacit më 24 gusht 2020, dita në të cilën ai vendosi të përcjellë Ndryshimet e Propozuara”, thuhet në opinionin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka cituar një deklaratë të presidentit Thaçi, duke nënkuptuar se ai po dëshiron ta konsiderojë si të skaduar mandatin e Speciales, shkruan gazeta Express.

“Kushtetuta, në formën e saj aktuale, përcakton në mënyrë adekuate mandatin e përkohshëm të KSC / SPO, 11 i cili – në përputhje me ndërmarrjen detyruese të Kosovës në Shkëmbimin e Letrave – do të vazhdojë derisa Kosova të njoftohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian se çdo procedurë gjyqësore që rezulton nga hetimet e filluara nga SITF ka përfunduar.12 9. Ndërsa neni 162 (13) i Kushtetutës i referohet një periudhe të parashikuar prej 5 vjetësh, 13 kur dispozitat përkatëse kushtetuese lexohen si një e tërë, përfshirë  kontekstin e Shkëmbimit të Letrave i cili përfshihet shprehimisht duke iu referuar atyre dispozitave, është e qartë se nëse hetimet dhe procedurat nuk do të përfundonin brenda periudhës fillestare pesë-vjeçare, atëherë mandati do të vazhdonte”, thuhet në fillim të opinionit të ZPO-së.

Opinioni i dërguar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar përbëhet nga 22 pika, ku ky institucion argumenton se si Thaçi po tenton ta zhbëjë Specialen.

Presidenti Hashim Thaçi i ishte drejtuar Kuvendit të Kosovës me një propozim për amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës, që ndërlidhet me ligjin për Dhomat e Specializuara dhe mandatin e saj. Propozimi specifikonte që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese në kuadër të Speciales u kishte dhënë afat palëve që deri më 19 tetor t’i dërgojnë opinionet e tyre lidhur me amandamentin e propozuar nga Thaçi.

Të fundit