Flash News
Berisha: PD do padisë ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e policisë
Shkresa ndaj Hoxhës e Prodës/ SPAK: Mosreagimi, shkelje e ligjit e cenim i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë!
Plagosi me thikë në ambientet e gjimnazit adoleshentin, arrestohet 18-vjeçari
Hetimet për vetëvrasjen e adoleshentes në Gjirokastër, merren në pyetje mbi 100 persona
Tubimi i mbështetësve të Veliajt, SPAK dhe GJKKO shkresë Ervin Hoxhës: U cenua institucioni, janë intimiduar punonjësit
Sot mbushen 25 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, ku janë përfshirë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici dhe administratë publike, etj.
Në marrëveshje ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.
E gjithë kjo fazë ka pasur një periudhë 90 ditësh pas së cilës është bërë demilitarizimi i plotë i UÇK-së dhe në shtator 1999 është nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së, jo si forcë ushtarake, siç ishte paraparë në këtë marrëveshje, por si forcë reaguese në rast të katastrofave natyrore.
Nënshkrues të kësaj marrëveshjeje figurojnë: Hashim Thaçi në pozitën e kryekomandantit të UÇK-së, Agim Çeku në pozitën e shefit të shtabit të UÇK-së dhe është pranuar nga gjenerallejtënant, Mike Jackson, komandant i KFOR-it .
Më poshtë po e publikojmë tekstin e plotë të marrëveshjes të arritur më 21 qershor 1999.
Teksti i plotë i dokumentit:
PËR DEMILITARIZI MIN E UÇK-së
Të dielën në mbrëmje është nënshkruar teksti i dokumentit të demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nënshkruar nga Kryekomandanti i UÇK-së, Hashim Thaçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Agim Çeku dhe komandanti i KFOR-it, gjenerallejtënanti Mike Jackson. Në vazhdim është teksti i plotë i këtij dokumenti.
a) UÇK-ja përfshin tërë personelin brenda Kosovës, e që është nën kontroll të UÇK-së, me aftësi militare apo paramilitare dhe grupet e tjera apo individët të përcaktuar si të tillë nga Komandanti i KFOR-it.
UÇK-ja, ka në plan që të punojë në përputhshmëri me kushtet e parashikuara në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe në këtë kontekst që komuniteti ndërkombëtar të marrë parasysh kontributin e UÇK-së, gjatë krizës së Kosovës dhe në bazë të kësaj të marrë në konsideratë se:
a) Të pranojë se derisa UÇK-ja dhe strukturat e saj, janë në proces të transformimit, është e zotuar që të propozojë pjesëtarë aktuale individual që të marrin pjesë në forcat policore dhe të administrimit në Kosovë, duke gëzuar konsideratë të posaçme për përvojën që kanë zhvilluar.
b) Formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, si pjesë e procesit politik e cila do të duhet të vendosë për statusin e Kosovës në ardhmëri, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.
Iniciativa e demilitarizimit të UÇK-së
Kjo iniciativë mundëson armëpushim të UÇK-së, mos angazhim të tyre në zonat e konfliktit, demilitarizim subsekuent dhe ri-integrim në shoqërinë civile në përputhje me kushtet e Rezolutës së KS të OKB-së 1244 dhe duke marrë parasysh obligimet e marra në Rambuje dhe zotimet publike të delegacionit shqiptar në Rambuje.
UÇK-ja merr iniciativë, që të heqë dorë nga përdorimi i forcës, që t’i përmbushë direktivat e Komandantit të forcës ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë (COMKFOR) dhe që në mënyrë paqësore t’i zgjidhë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me implementimin e kësaj iniciative.
UÇK-ja pajtohet që prania Ndërkombëtare e Sigurisë (KFOR) dhe prania ndërkombëtare civile, të vazhdojnë të vendosen e të operojnë pa pengesë brenda në Kosovë dhe që KFOR-i ka autorizim që të ndërmarrë të gjitha aksionet e domosdoshme, për të vendosur dhe mbajtur ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe që përndryshe ta kryejë misionin e saj.
UÇK-ja pajtohet, që t’i përmbushë të gjitha obligimet e kësaj iniciative dhe që të sigurojë, që me efekt të menjëhershëm të gjitha forcat e UÇK-së në Kosovë dhe në shtetet fqinje, do t’i vështrojnë provizionet e kësaj iniciative, do të përmbahet nga të gjitha aktet armiqësore dhe provokuese, qëllimet armiqësore dhe do t’i ngrijnë të gjitha lëvizjet ushtarake, qoftë përgjatë kufijve ndërkombëtarë, apo përgjatë atij midis Kosovës dhe pjesëve të tjera të RFJ-së, apo aksione të tjera, që nuk shkojnë në përputhje me rezolutën 1244 të KS të OKB-së.
UÇK-ja në Kosovë, pajtohet që të zotohet publikisht, se do të demilitarizohet në përputhje me paragrafët 22 dhe 23, se do të përmbahet nga aktivitetet që do të mund ta rrezikonin sigurinë e personelit ndërkombëtar qeveritar dhe joqeveritar, përfshirë KFOR-in dhe se do të lehtësojë vendosjen dhe operacionet e KFOR-it.
Për qëllimet e kësaj iniciative, pikat në vazhdim do të kenë këto kuptime:

b) “Forcat e RFJ”-së përfshijnë tërë personelin e RFJ-së dhe të Republikës së Serbisë dhe organizatat me mundësi militare. Kjo përfshinë ushtrinë e rregullt dhe forcat detare, grupet e armatosura civile, grupet paramilitare, forcat ajrore, gardat kombëtare, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake, shërbimet e inteligjencës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, policinë speciale, lokale dhe antiterroriste dhe çdo grup apo individ që konsiderohet i tillë nga Komandanti i KFOR-it.
c) Zona Tokësore e Sigurisë (ZTS) është përcaktuar si një zonë 5 kilometrash që zgjatet jashtë territorit të Kosovës, në vazhdim të territorit të RFJ-së. Kjo përfshin terrenin brenda atyre 5 kilometrave.
d) Armët e ndaluara janë të gjitha armët e kalibrit 12.7 mm e mbi, çdo armë antitank apo antiajrorë, granatat, minat apo eksplozivët dhe armët me flurudhë të gjatë.
Qëllimet e kësaj iniciative janë këto:
a) Vendosja e një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive.
b) Sigurimi për të ndihmuar dhe autorizuar KFOR-in, për të ndërmarrë një aksion të tillë dhe në veçanti për të autorizuar KFOR-in, për të ndërmarrë aksione të tilla, përfshirë edhe përdorimin e forcës së domosdoshme, në përputhje me rregullat e KFOR-it, për të siguruar realizimin e kësaj iniciative dhe mbrojtjen e KFOR-it dhe për t’i kontribuar një ambienti të sigurt për praninë ndërkombëtare, civile, implementuese dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, agjencitë si dhe organizatat joqeveritare dhe popullsinë civile.
Aksionet e UÇK-së, do të jenë në përputhje me këtë iniciativë.
Komandanti i KFOR-it në përputhje, në bazë të nevojës, me administratorin civil të përkohshëm, do të jetë autoriteti më i lartë, pavarësisht nga interpretimet e kësaj iniciative dhe aspektet e sigurisë të marrëveshjes paqësore që e përkrah. Përcaktimet e tij do të kenë të bëjnë me të gjitha palët dhe personat.
Ndalja e armiqësive
Menjëherë pas nënshkrimit, UÇK-ja pajtohet që të veprojë në përputhje me këtë iniciativë dhe me direktivat e COMKFOR-it. Të gjitha forcave që nuk bashkëpunojnë në bazë të kësaj iniciative apo me direktivat e COMKFOR-it, do t’u pamundësohet aksioni ushtarak, siç do të përcaktohet nga COMKFOR-i.
Menjëherë pas nënshkrimit të kësaj iniciative, të gjitha aktet armiqësore të UÇK-së do të pushojnë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së merr përsipër që të japë instruksione të sakta dhe të qarta për të gjitha njësitet dhe personelin që është nën komandën e tij, për të siguruar që kontakti me forcat e RFJ-së të pamundësohet dhe për të përmbushur të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje. Ai do t’i shpall vendimet e tij menjëherë pas nënshkrimit përfundimtar të kësaj iniciative, e cila do të transmetohet përmes të gjitha kanaleve të domosdoshme që d o të ndihmojnë që instruksionet për përmbajtjen e iniciativës t’i arrijnë të gjitha forcat nën komandën e tij dhe të kuptohen nga opinioni në përgjithësi.
UÇK-ja ndërmerr dhe pajtohet në veçanti:
a) t’i ndërpresë qitjet nga të gjitha armët dhe shpërthimet e mjeteve shpërthyese.
b) të mos vendosë barriera apo postëroja, mina, as të mos vendosë karakoll vështruese apo pengesa protektive.
c) shkatërrimi i ndërtesave, mjeteve ndihmëse apo i strukturave nuk është i lejueshëm. Ajo nuk do të angazhohet në asnjë aktivitet që të bëjë me ushtrinë, sigurinë apo aktivitetet stërvitëse, përfshirë operacionet ajrore, ato tokësore në apo mbi Kosovë apo në ZTS, pa miratim paraprak të COMKFOR-it.
d) të mos sulmojë, arrestojë apo marrë në pyetje asnjë civil në Kosovë, as të mos sulmojnë, konfiskojnë apo shkelin pronën e civilëve në Kosovë.
UÇK-ja pajtohet që të mos kryejë kundërsulme, reprezalje apo ndonjë aksion unilateral si përgjigje ndaj RKSOKB 1244 dhe marrëveshjeve të tjera që kanë të bëjnë me Kosovën. Kjo në asnjë mënyrë nuk e mohon të drejtën për vetëmbrojtje.
UÇK-ja pajtohet që të mos ndërhyjë ndaj personelit të RFJ-së, që do të kthehet në Kosovë për të kryer detyra të veçanta, me autorizim dhe nën drejtim të COMKFOR-it.
Përveç me miratim të COMKFOR-it, UÇK-ja pajtohet që personeli i saj të mos mbaj armë të asnjë lloji:
) Dy kilometra nga rajonet ku janë të vendosur UJ-ja apo MPB-ja
b) Dy kilometra nga rrugët kryesore apo në qytetet e shënuara në apendiksin A
c) Dy kilometra nga kufijtë e Kosovës
d) Në asnjë rajon, për të cilin kërkon COMKFOR-i
Brenda katër ditësh të nënshkrimit të kësaj iniciative:
BiznesOfertë super HOT, vetëm me FIBULA!Vera Magjike në Halkidiki me Adria ToursUdhëtime në Barcelonë, super top oferta vetëm me FibulaIntervista“Deri sa t’i përfundojnë skuadrat tjera stadiumin e parë, Llapi do të ketë stadiumin e dytë”, Batatina jep detajeLajmeSot do të zbulohet Obelisku i Bunkerit të Radios “Kosova e lirë”RajoniBegaj takohet me homologun gjerman, zbardhen temat e diskutuara25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së, ja marrëveshjaLajmeLexohet për: 16 min.
34 minuta më parë
Sot mbushen 25 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, ku janë përfshirë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici dhe administratë publike, etj.
Në marrëveshje ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.
E gjithë kjo fazë ka pasur një periudhë 90 ditësh pas së cilës është bërë demilitarizimi i plotë i UÇK-së dhe në shtator 1999 është nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së, jo si forcë ushtarake, siç ishte paraparë në këtë marrëveshje, por si forcë reaguese në rast të katastrofave natyrore.
Nënshkrues të kësaj marrëveshjeje figurojnë: Hashim Thaçi në pozitën e kryekomandantit të UÇK-së, Agim Çeku në pozitën e shefit të shtabit të UÇK-së dhe është pranuar nga gjenerallejtënant, Mike Jackson, komandant i KFOR-it .
Lexo po ashtuTahiri pyet Qeverinë: Mbi çfarë baze po ndalohet shfrytëzimi i të hyrave vetanake të komunaveMë poshtë po e publikojmë tekstin e plotë të marrëveshjes të arritur më 21 qershor 1999.
Teksti i plotë i dokumentit:
PËR DEMILITARIZI MIN E UÇK-së
Të dielën në mbrëmje është nënshkruar teksti i dokumentit të demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nënshkruar nga Kryekomandanti i UÇK-së, Hashim Thaçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Agim Çeku dhe komandanti i KFOR-it, gjenerallejtënanti Mike Jackson. Në vazhdim është teksti i plotë i këtij dokumenti.
a) UÇK-ja përfshin tërë personelin brenda Kosovës, e që është nën kontroll të UÇK-së, me aftësi militare apo paramilitare dhe grupet e tjera apo individët të përcaktuar si të tillë nga Komandanti i KFOR-it.
Lexo po ashtuOsmani kërkon ndëshkimin e Serbisë: Po fsheh arkivat për gjetjen e të zhdukurveUÇK-ja, ka në plan që të punojë në përputhshmëri me kushtet e parashikuara në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe në këtë kontekst që komuniteti ndërkombëtar të marrë parasysh kontributin e UÇK-së, gjatë krizës së Kosovës dhe në bazë të kësaj të marrë në konsideratë se:
a) Të pranojë se derisa UÇK-ja dhe strukturat e saj, janë në proces të transformimit, është e zotuar që të propozojë pjesëtarë aktuale individual që të marrin pjesë në forcat policore dhe të administrimit në Kosovë, duke gëzuar konsideratë të posaçme për përvojën që kanë zhvilluar.
b) Formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, si pjesë e procesit politik e cila do të duhet të vendosë për statusin e Kosovës në ardhmëri, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.
Iniciativa e demilitarizimit të UÇK-së
Kjo iniciativë mundëson armëpushim të UÇK-së, mos angazhim të tyre në zonat e konfliktit, demilitarizim subsekuent dhe ri-integrim në shoqërinë civile në përputhje me kushtet e Rezolutës së KS të OKB-së 1244 dhe duke marrë parasysh obligimet e marra në Rambuje dhe zotimet publike të delegacionit shqiptar në Rambuje.
Lexo po ashtuArrijnë në Shqipëri dy helikopterët amerikanë Black Hawk
UÇK-ja merr iniciativë, që të heqë dorë nga përdorimi i forcës, që t’i përmbushë direktivat e Komandantit të forcës ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë (COMKFOR) dhe që në mënyrë paqësore t’i zgjidhë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me implementimin e kësaj iniciative.
UÇK-ja pajtohet që prania Ndërkombëtare e Sigurisë (KFOR) dhe prania ndërkombëtare civile, të vazhdojnë të vendosen e të operojnë pa pengesë brenda në Kosovë dhe që KFOR-i ka autorizim që të ndërmarrë të gjitha aksionet e domosdoshme, për të vendosur dhe mbajtur ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe që përndryshe ta kryejë misionin e saj.
UÇK-ja pajtohet, që t’i përmbushë të gjitha obligimet e kësaj iniciative dhe që të sigurojë, që me efekt të menjëhershëm të gjitha forcat e UÇK-së në Kosovë dhe në shtetet fqinje, do t’i vështrojnë provizionet e kësaj iniciative, do të përmbahet nga të gjitha aktet armiqësore dhe provokuese, qëllimet armiqësore dhe do t’i ngrijnë të gjitha lëvizjet ushtarake, qoftë përgjatë kufijve ndërkombëtarë, apo përgjatë atij midis Kosovës dhe pjesëve të tjera të RFJ-së, apo aksione të tjera, që nuk shkojnë në përputhje me rezolutën 1244 të KS të OKB-së.
UÇK-ja në Kosovë, pajtohet që të zotohet publikisht, se do të demilitarizohet në përputhje me paragrafët 22 dhe 23, se do të përmbahet nga aktivitetet që do të mund ta rrezikonin sigurinë e personelit ndërkombëtar qeveritar dhe joqeveritar, përfshirë KFOR-in dhe se do të lehtësojë vendosjen dhe operacionet e KFOR-it.
Për qëllimet e kësaj iniciative, pikat në vazhdim do të kenë këto kuptime:
Lexo po ashtuKapen në flagrancë dy persona për vjedhje në Prizrena) UÇK-ja përfshin tërë personelin brenda Kosovës, e që është nën kontroll të UÇK-së, me aftësi militare apo paramilitare dhe grupet e tjera apo individët të përcaktuar si të tillë nga Komandanti i KFOR-it.
b) “Forcat e RFJ”-së përfshijnë tërë personelin e RFJ-së dhe të Republikës së Serbisë dhe organizatat me mundësi militare. Kjo përfshinë ushtrinë e rregullt dhe forcat detare, grupet e armatosura civile, grupet paramilitare, forcat ajrore, gardat kombëtare, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake, shërbimet e inteligjencës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, policinë speciale, lokale dhe antiterroriste dhe çdo grup apo individ që konsiderohet i tillë nga Komandanti i KFOR-it.
c) Zona Tokësore e Sigurisë (ZTS) është përcaktuar si një zonë 5 kilometrash që zgjatet jashtë territorit të Kosovës, në vazhdim të territorit të RFJ-së. Kjo përfshin terrenin brenda atyre 5 kilometrave.
d) Armët e ndaluara janë të gjitha armët e kalibrit 12.7 mm e mbi, çdo armë antitank apo antiajrorë, granatat, minat apo eksplozivët dhe armët me flurudhë të gjatë.
Qëllimet e kësaj iniciative janë këto:
Lexo po ashtuIku nga lufta në Siri, emigranti 29-vjeçar zgjidhet kryetar bashkie në Gjermania) Vendosja e një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive.
b) Sigurimi për të ndihmuar dhe autorizuar KFOR-in, për të ndërmarrë një aksion të tillë dhe në veçanti për të autorizuar KFOR-in, për të ndërmarrë aksione të tilla, përfshirë edhe përdorimin e forcës së domosdoshme, në përputhje me rregullat e KFOR-it, për të siguruar realizimin e kësaj iniciative dhe mbrojtjen e KFOR-it dhe për t’i kontribuar një ambienti të sigurt për praninë ndërkombëtare, civile, implementuese dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, agjencitë si dhe organizatat joqeveritare dhe popullsinë civile.
Aksionet e UÇK-së, do të jenë në përputhje me këtë iniciativë.
Komandanti i KFOR-it në përputhje, në bazë të nevojës, me administratorin civil të përkohshëm, do të jetë autoriteti më i lartë, pavarësisht nga interpretimet e kësaj iniciative dhe aspektet e sigurisë të marrëveshjes paqësore që e përkrah. Përcaktimet e tij do të kenë të bëjnë me të gjitha palët dhe personat.
Lexo po ashtuKrasniqi në BIK: Urojmë besimtarët dhe miqtë tanë që po mbahen në Hagë
Menjëherë pas nënshkrimit, UÇK-ja pajtohet që të veprojë në përputhje me këtë iniciativë dhe me direktivat e COMKFOR-it. Të gjitha forcave që nuk bashkëpunojnë në bazë të kësaj iniciative apo me direktivat e COMKFOR-it, do t’u pamundësohet aksioni ushtarak, siç do të përcaktohet nga COMKFOR-i.
Menjëherë pas nënshkrimit të kësaj iniciative, të gjitha aktet armiqësore të UÇK-së do të pushojnë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së merr përsipër që të japë instruksione të sakta dhe të qarta për të gjitha njësitet dhe personelin që është nën komandën e tij, për të siguruar që kontakti me forcat e RFJ-së të pamundësohet dhe për të përmbushur të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje. Ai do t’i shpall vendimet e tij menjëherë pas nënshkrimit përfundimtar të kësaj iniciative, e cila do të transmetohet përmes të gjitha kanaleve të domosdoshme që d o të ndihmojnë që instruksionet për përmbajtjen e iniciativës t’i arrijnë të gjitha forcat nën komandën e tij dhe të kuptohen nga opinioni në përgjithësi.
UÇK-ja ndërmerr dhe pajtohet në veçanti:
a) t’i ndërpresë qitjet nga të gjitha armët dhe shpërthimet e mjeteve shpërthyese.
b) të mos vendosë barriera apo postëroja, mina, as të mos vendosë karakoll vështruese apo pengesa protektive.
Lexo po ashtuEdhe një gazetare nga Ukraina strehohet në Kosovëc) shkatërrimi i ndërtesave, mjeteve ndihmëse apo i strukturave nuk është i lejueshëm. Ajo nuk do të angazhohet në asnjë aktivitet që të bëjë me ushtrinë, sigurinë apo aktivitetet stërvitëse, përfshirë operacionet ajrore, ato tokësore në apo mbi Kosovë apo në ZTS, pa miratim paraprak të COMKFOR-it.
d) të mos sulmojë, arrestojë apo marrë në pyetje asnjë civil në Kosovë, as të mos sulmojnë, konfiskojnë apo shkelin pronën e civilëve në Kosovë.
UÇK-ja pajtohet që të mos kryejë kundërsulme, reprezalje apo ndonjë aksion unilateral si përgjigje ndaj RKSOKB 1244 dhe marrëveshjeve të tjera që kanë të bëjnë me Kosovën. Kjo në asnjë mënyrë nuk e mohon të drejtën për vetëmbrojtje.
UÇK-ja pajtohet që të mos ndërhyjë ndaj personelit të RFJ-së, që do të kthehet në Kosovë për të kryer detyra të veçanta, me autorizim dhe nën drejtim të COMKFOR-it.
Përveç me miratim të COMKFOR-it, UÇK-ja pajtohet që personeli i saj të mos mbaj armë të asnjë lloji:
Lexo po ashtuParlamenti Evropian miraton raportet për Kosovën dhe Serbinëa) Dy kilometra nga rajonet ku janë të vendosur UJ-ja apo MPB-ja
b) Dy kilometra nga rrugët kryesore apo në qytetet e shënuara në apendiksin A
c) Dy kilometra nga kufijtë e Kosovës
d) Në asnjë rajon, për të cilin kërkon COMKFOR-i
Brenda katër ditësh të nënshkrimit të kësaj iniciative:
Lexo po ashtuEscobar: Përshkallëzimi i tensioneve në veri ka qenë i shmangshëm
a) UÇK-ja do t’i mbyll të gjitha pozitat luftarake, fortifikimet dhe postërojat nëpër rrugë dhe do të shënojë minat dhe minat e befasisë që i ka vendosur vetë.
b) Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të raportojë me shkrim lidhur me kërkesat e sipërpërmendura, te COMKFOR-i dhe do të vazhdojë që çdo javë detajisht të shkruajë raporte deri në përfundim të demilitarizimit.
Menjëherë UÇK-ja, do t’i ndërpresë lëvizjet e personave të armatosur nëpër shtetet fqinje. Të gjitha lëvizjet e personave të armatosur në Kosovë do të bëhen me miratim paraprak të COMKFOR-it
Monitorimi dhe ndërprerja e armiqësive
Autorizim për t’u marrë me pikat e kësaj iniciative i ka COMKFOR-i. Ai do të monitorojë, mbajë dhe nëse është e domosdoshme edhe të detyrojë me forcë ndërprerjen e armiqësive.
UÇK-ja pajtohet që të bashkëpunojë plotësisht me KFOR-in dhe administratën e përkohshme civile në Kosovë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të sigurojë që të ndërmerren aksione të duhura për t’u marrë me pika të kësaj iniciative, nga ana e forcave të tij me direktiva të COMKFOR-it.
Elementet e KFOR-it, do të zgjedhën për të mbajtur kontakte me UÇK-në dhe do të vendosen në strukturat e saj komanduese dhe bazat.
KFOR-i do të vendosë kontroll të duhur në vendkalimet e caktuara me Shqipërinë dhe IRJM-në.
Komisioni i Përbashkët i Implementimit (KPI)
Një KPI do të vendoset në Prishtinë brenda katër ditësh, pas nënshkrimit të iniciativës. KPI-ja do të udhëhiqet nga COMKFOR-i dhe do të përbëjë edhe komandantë të lartë të KFOR-it dhe UÇK-së si dhe një përfaqësues të administratës civile ndërkombëtare në Kosovë.
KPI-ja do të takohet aq shpesh, sa të jetë e domosdoshme me COMKFOR-in gjatë implementimit të iniciativës. Ajo mund të thirret pa lajmërim paraprak dhe përfaqësimi i UÇK-së pritet në nivel dhe rang të kryesuesit të KFOR-it. Funksionet e saj do të jenë:
a) Sigurimi i bashkëpunimit me aranzhimet për të cilat është arritur pajtimi për siguri dhe aktivitete të të gjitha forcave;
b) Hetimet e pikave aktuale apo të kërcënuara të kësaj iniciative;
c) Detyra të tilla të tjera të cilat do t’i përcaktojë COMKFOR-i, me qëllim të mbajtjes së ndërprerjes së armiqësive.
Demilitarizimi dhe transformimi
UÇK-ja do t’i ndjekë procedurat e vendosura nga COMKFOR-i për demilitarizim fazë-fazë, transformim dhe monitorim të UÇK-së në Kosovë dhe për rregullore të tjera të aktiviteteve të tyre. Ata nuk do të ushtrojnë as organizojnë parakalime pa autorizim të COMKFOR-it.
UÇK-ja pajtohet me orarin e më poshtëm që fillon me nënshkrimin e kësaj iniciative:
a) Brenda shtatë ditësh, UÇK-ja do të vendosë depo të sigurta të armëve, të cilat do të regjistrohen së bashku dhe të verifikohen nga KFOR-i.
b) Brenda shtatë ditësh, UÇK-ja do të pastrojë pozicionet e minave të saj dhe minave të befasisë, do t’i braktisë pozitat luftarake dhe do të transferohet në vende për të cilat pajtohet me COMKFOR-in dhe KPI-në. Pas kësaj, vetëm personel i autorizuar nga COMKFOR-i dhe zyrtarët e lartë të UÇK-së, me personelin e tyre të afërm mbrojtës, numri i të cilëve nuk do ta kalojë treshin, e që mbajnë vetëm armë brezi, do të lejohen që të dalin jashtë këtyre vendeve të caktuara.
c) Shtatë ditë më pas, armë të vogla automatiku që nuk janë vendosur në depot e regjistruara, mund të mbahen vetëm brenda vendeve të autorizuara.
d) Pas 29 ditësh, mbajtja e çfarëdo arme me tytë të gjatë, e që nuk është pushkë automatike, do të jetë çështje e COMKFOR-it.
e) Brenda 30 ditësh, subjekt i aranzhimeve të COMKFOR-it në rast nevoje, i gjithë personeli i UÇK-së me origjinë jo lokale, pavarësisht nga ajo se a janë legalisht në Kosovë, përfshirë këshilltarët, luftëtarët e lirisë, stërvitësit, vullnetarët dhe personeli nga shtetet fqinje dhe shtetet e tjera do të tërhiqen nga Kosova.
f) Këto janë aranzhimet për kontroll armësh:
(1) Brenda 30 ditësh, UÇK-ja do të vendosë në depot e regjistruara të armëve të gjitha armët e ndaluara, me përjashtim të armëve të vogla automatike. 30 për qind të numrit të përgjithshëm të këtyre armëve, po ashtu, do të vendosen në depo. Municioni për armët e tjera do të tërhiqet dhe do të vendoset në vende të caktuara nga COMKFOR-i, veçmas nga vendet e caktuara.
(2) Ditën e 30-të, do të jetë e ndaluar për personelin e UÇK-së, që të mbajë armë të ndaluara, me përjashtim të armëve automatike, në vendet e caktuara dhe do të jetë e ndaluar që të mbahen armë me tytë të gjatë. Armët e tilla do të konfiskohen nga KFOR-i.
(3) Brenda 30 ditësh, edhe 30 për qind të armëve të vogla automatike, duke dhënë kështu numrin prej 60 për qind të asaj që ka UÇK-ja, do të vendoset nëpër depot e regjistruara të armëve.
(4) Brenda 90 ditësh të gjitha armët automatike do të vendosen në depot e regjistruara të armëve. Pas kësaj, mbajtja e tyre nga pjesëtarët e UÇK-së, do të jetë i ndaluar dhe armët e tilla do të konfiskohen nga KFOR-i.
g) Prej 30 deri 90 ditë, depot e armatimit do të jenë nën kontroll të përbashkët të UÇK-së dhe KFOR-it në bazë të procedurave të aprovuara nga COMKFOR në KPI. Pas 90 ditëve KFOR do të marrë kontrollin e plotë të atyre depove.
h) Brenda 90 ditësh të gjitha forcat e UÇK-së, do të kenë kompletuar proceset për demilitarizimin e tyre dhe do të pushojnë së veshuri uniformat e tyre ushtarake dhe shenjat e UÇK-së.
i) Brenda 90 ditësh Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të konfirmojë përmbushjen e kërkesave të parashtruara dhe do t‘ia dorëzojë me shkrim atë COMKFOR-IT.
Provizionet e kësaj iniciative do të hyjnë në fuqi me efekt imediat të nënshkrimit të tij, nga ana e përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës.
UÇK-ja, ka në plan që të punojë në përputhshmëri me kushtet e parashikuara në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe në këtë kontekst që komuniteti ndërkombëtar të marrë parasysh kontributin e UÇK-së, gjatë krizës së Kosovës dhe në bazë të kësaj të marrë në konsideratë se:
a) Të pranojë se derisa UÇK-ja dhe strukturat e saj, janë në proces të transformimit, është e zotuar që të propozojë pjesëtarë aktuale individual që të marrin pjesë në forcat policore dhe të administrimit në Kosovë, duke gëzuar konsideratë të posaçme për përvojën që kanë zhvilluar.
b) Formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, si pjesë e procesit politik e cila do të duhet të vendosë për statusin e Kosovës në ardhmëri, duke marrë para sysh Marrëveshjen në Rambuje.
Kjo iniciativë është shkruar në gjuhën angleze dhe shqipe dhe nëse ka dyshime në të kuptuarit drejt të tekstit versioni në gjuhën angleze ka precedencë.
Ofruar nga Hashim Thaçi,
Kryekomandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Pranuar nga gjenerallejtënant Mike Jackson,/Kosova Press
Të fundit

Shtrohet në spital Papa Françesku
14 Shkurt 2025, 14:45

BE-ja do të kundërpërgjigjet “ashpër” ndaj rritjes së tarifave reciproke të SHBA-së
14 Shkurt 2025, 14:16

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Prania ushtarake në Evropë nuk do të zgjasë përgjithmonë
14 Shkurt 2025, 13:39
Fotoja Beci-Kraja, Berisha: Xhelati i sigurimit të shtetit, nuk duhej të ishte në SPAK
14 Shkurt 2025, 13:33
Pensionet kundrejt të ardhurave: Shqiptarët më të varfrit në Europë
14 Shkurt 2025, 13:24

Një 'SPAKtakël' nën kujdesin e veçantë të korrupto-krimit
14 Shkurt 2025, 13:06
Berisha: PD do padisë ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e policisë
14 Shkurt 2025, 12:57
Meta nga qelia: Politikat e qeverisë Rama kanë dështuar
14 Shkurt 2025, 12:44

Rritet numri i emigrantëve që mbahen në Guantanamo
14 Shkurt 2025, 12:07

Nën hetim nga SPAK, Benet Beci darkon me Arben Krajën
14 Shkurt 2025, 11:43
Plagosi me thikë në ambientet e gjimnazit adoleshentin, arrestohet 18-vjeçari
14 Shkurt 2025, 11:34

Hetimet për vetëvrasjen e adoleshentes në Gjirokastër, merren në pyetje mbi 100 persona
14 Shkurt 2025, 11:14
Avokati i Bardhit: Gjykata provoi se bisedat ekzistojnë
14 Shkurt 2025, 11:03
90% e studentëve janë vajza, djemtë zgjedhin të emigrojnë
14 Shkurt 2025, 10:54

SPAK kërkon të dënojë Bardhin, Gjykata e Posaçme e shpall të pafajshëm
14 Shkurt 2025, 10:26
Juristi: Akuzat janë tepër të rënda për Veliajn, Xoxës i është bllokuar pasaporta
14 Shkurt 2025, 10:16

Ndahet nga jeta ish-ambasadori Shaban Murati
14 Shkurt 2025, 09:57
Historia tragjike që fshihet pas trëndafilit të kuq për Shën Valentin
14 Shkurt 2025, 09:48
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë
14 Shkurt 2025, 09:35
Sezoni i gripit më agresiv në 15 vitet e fundit: Çfarë po ndodh?
14 Shkurt 2025, 09:27
Reshje bore në veri të vendit, zbardhen Vermoshi, Boga e Thethi
14 Shkurt 2025, 09:19

Presidenti Trump dëshiron bisedime me Rusinë dhe Kinën për armët bërthamore
14 Shkurt 2025, 09:02
Dështimi Rama-Meloni: Në kampet e refugjatëve nuk ka më as punëtorë
14 Shkurt 2025, 08:51
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Shkurt 2025, 08:37
Nga lulet tek udhëtimet e bizhuteritë, sa shtrenjtë po kushton dashuria në Shqipëri?
14 Shkurt 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
14 Shkurt 2025, 08:09
Kushte të paqëndrueshme atmosferike, temperaturat arrijnë deri në 16°C
14 Shkurt 2025, 07:56
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Shkurt 2025, 07:45

LaCivita: Shqiptarët do votojnë një qeveri që nuk e drejton Soros
13 Shkurt 2025, 22:31
A do bashkohet me Ramën për drejtësinë? Berisha përgjigjet prerë
13 Shkurt 2025, 22:17

Strategu i fushatës së Trump: Taktikat e Ramës intimiduese dhe korruptive
13 Shkurt 2025, 21:52
Identifikohet autori i sulmit ndaj policisë në Rinas
13 Shkurt 2025, 21:48
"Arrestim i vonuar", Berisha: Rama e lëshoi plotësisht Veliajn të lante duart me të
13 Shkurt 2025, 21:35
SHBA, një aplikacion ofron informacion të menjëhershëm për zjarret
13 Shkurt 2025, 21:30
A ju ka kontaktuar Rama për fushatën?’LaCivita: Unë nuk punoj për komunistët
13 Shkurt 2025, 21:20
Granatë në një lokal në Francë, plagosen 12 persona
13 Shkurt 2025, 21:13

Të shtëna me armë në Rinas, dyshohet se u qëllua drejt policisë
13 Shkurt 2025, 20:53

Shisnin d*ogë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar me partneren greke
13 Shkurt 2025, 20:32
Zgjedhjet e 11 majt, KQZ përjashton adresën si dokument për regjistrimin e emigrantëve
13 Shkurt 2025, 20:27

Bebe Rexha nuk njihet pa grim gjatë shëtitjes në Beverly Hills
13 Shkurt 2025, 19:39

Burimi: Veliaj, katalizator për të treguar fytyrën e vërtetë të Ramës dhe të SPAK
13 Shkurt 2025, 19:10
Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për nesër
13 Shkurt 2025, 18:48
Pse Trump zgjodhi Arabinë Saudite për samitin e Putinit
13 Shkurt 2025, 18:45

BE rinis negociatat për dialogun Kosovë-Serbi në mars
13 Shkurt 2025, 17:58
KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Dosti
13 Shkurt 2025, 17:54
Banka Botërore miraton huanë prej 120 mln dollarë për forcimin e qëndrueshmërisë fiskale
13 Shkurt 2025, 17:31

U la në burg, reagon Veliaj: Më shpallën fajtor ende pa nisur gjykimi
13 Shkurt 2025, 17:05

Makina përplas turmën në Mynih, 28 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë
13 Shkurt 2025, 16:35

Blerjet luksoze të Ajola Xoxës, ‘Imelda Marcos’ e Tiranës
13 Shkurt 2025, 16:11
Punëtori bie nga lartësia në kantier ndërtimi në Tiranë, dërgohet në spital
13 Shkurt 2025, 16:06
Transportonte armë zjarri, arrestohet një taksist në Vlorë
13 Shkurt 2025, 15:59
Berisha: Rama anuloi vizitën te Veliaj pas denoncimit tim
13 Shkurt 2025, 15:49
Plagosi me armë zjarri një 30-vjeçar, arrestohet i riu në Lezhë
13 Shkurt 2025, 15:35
Aksident tragjik në Greqi: Humb jetën 32-vjeçari shqiptar, plagoset kunati i tij
13 Shkurt 2025, 15:28
"Në një të ardhme jo shumë të largët!"/ Trump do të takohet me Putin në Arabinë Saudite
13 Shkurt 2025, 15:18
Do të rikthehen temperaturat dimërore, reshje shiu dhe dëbore
13 Shkurt 2025, 15:12
Tensionet në Kuvend, shtyhet për të hënën seanca plenare
13 Shkurt 2025, 14:57
Spahia: Benet Beci duhet t’i bashkohet Erion Veliajt në burg
13 Shkurt 2025, 14:50

U godit me thikë në brinjë brenda shkollës, 17-vjeçari dërgohet me helikopter tek Trauma
13 Shkurt 2025, 14:38

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike publikon rregulloren e Primareve
13 Shkurt 2025, 14:14

Balla provokon opozitën, reagon ashpër Noka, ndërhyn garda
13 Shkurt 2025, 13:30
Tensione në Kuvend/ Noka, Bardhi dhe Doda tentojnë të bllokojnë foltoren
13 Shkurt 2025, 13:18
Trump thotë se telefonata e tij me Putinin i sjell palët me afër bisedimeve për paqe
13 Shkurt 2025, 13:17