Flash News

Kosova

Kosovë/ U zgjodh kryetar i Kuvendit, kush është Glauk Konjufca

Kosovë/ U zgjodh kryetar i Kuvendit, kush është Glauk Konjufca
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës.

Ai u zgjodh me 69 vota pro, 33 kundër dhe pa asnjë abstenim. Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, pritet betimi i deputetëve të zgjedhur në 14 shkurt.

Kush është Glauk Konjufca

Ai është aktivizuar në Lëvizjen VetëVendosje që në fillimet e saj. Në vitin 2010 u zgjodh për herë të parë deputet i saj. Ndërkohë në periudhën 2011-2014 ishte nënkryetar i Kuvendit.

Në vitin 2014 ai u emërua si shef i grupit parlamentar të LVV. Në zgjedhjet e tetorit të 2019-ës, Konjufca u zgjodh deputet dhe me 26 dhjetor të po atij viti, kryetar i Kuvendit deri me 3 shkurt 2020. Me formimin e qeverisë Kurti, Glauk Konjufca u emërua ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës deri në qershor të vitit 2020.

Të fundit