Flash News

Kosova

Kosovë/ Qëlloi për vdekje të birin, gjykata lë në burg Albert Krasniqin

Kosovë/ Qëlloi për vdekje të birin, gjykata lë në

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Skënder Krasniqi, i cili dy ditë më parë vrau djalin e tij, Albert Krasniqin.

Sipas mediave, të pandehurit S.K. gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit.

Po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, tregon rrezik se nëse i pandehuri do të gjendet në liri ekziston rreziku se do të pengohet rrjedha e procedurës penale.

Avokati i të pandehurit, ka thënë se Skënder Krasniqi është në gjendje të rënduar shëndetësore, dhe nuk ka folur as para trupit gjykues.

I pandehuri S.K. dyshohet se me datë 27.01.2021 rreth orës 17.00, në parkingun e ndërtesës ku edhe ka banuar, nga motive ende të panjohura deri më tani vrau djalin e tij, të ndjerin A.K., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Të fundit