Flash News

Kosova

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë certifikoi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara më 9 shkurt.

Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 27mars:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar 42.30% të votave,

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.95%,

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18.27%,

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me 7.06% të votave.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar 4.26% të votave.

Bazuar në këto përqindje, LVV-ja ka siguruar 48 karrige në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 24, LDK-ja 20, Lista Serbe 9 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 vende.

Këto rezultate nënkuptojnë se asnjëra parti nuk mund të formojë e vetme Qeverinë, duke bërë të domosdoshme krijimin e koalicioneve për formimin e ekzekutivit të ri.

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur preferencën për të formuar Qeverinë me partitë joshumicë, të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës.

Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare të mbajtura në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.

Të fundit