Flash News

Kosova

KQZ nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Me dy vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, kjo parti nuk mori mbështetjen nga anëtarët e KQZ-së të enjten.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka deklaruar se është kundër certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Kurteshi, ka kritikuar Listën Srpska duke thënë se kjo parti ka një të kaluar dhe një të tashme terroriste.

“Ne e kemi një parti politike që ka një trashëgimi terroriste dhe një të tashme terroriste. Përveç kësaj ka elemente të tjera, persona që kanë marrë pjesë edhe në sulme terroriste edhe në sulme të ndryshme. Tash i kemi edhe veprimet e institucioneve për ndjekje penale. Në mesin e tyre kemi persona që në të vërtetë në mënyrë subversive punojnë kundër Republikës së Kosovës”, tha Kurteshi.

  

Të fundit