Flash News

Kosova

Krasniqi: Strukturat paralele serbe në Kosovë do të mbyllen, qeveria e gatshme për hapjen e urës së Ibrit

Krasniqi: Strukturat paralele serbe në Kosovë do të mbyllen,


Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se të gjitha strukturat paralele serbe në Kosovë do të mbyllen, duke i cilësuar si antiligjore dhe antikushtetuese. Ai theksoi se këto struktura nuk kanë vend në asnjë pjesë të territorit të Kosovës.

Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, Krasniqi nënvizoi gjithashtu se Qeveria e Kosovës është e gatshme për hapjen e urës së Ibrit, që ka qenë një pikë ndarjeje midis komuniteteve në veri.

Ai shpjegoi se janë në pritje të konfirmimit nga aleatët ndërkombëtarë për të bërë hapjen e urës, duke theksuar se situata në veri është e qetë dhe nuk pritet të ketë tensione si pasojë e këtij veprimi.

Në lidhje me kërkesën e Shteteve të Bashkuara për dërgimin në Kushtetuese të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ministri Krasniqi tha se nuk ka ndonjë përgjigje të re, duke vlerësuar se këto pyetje janë të vjetra dhe tashmë të njohura.

Të fundit