Flash News

Kosova

Kreu i NATO-s dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë

Kreu i NATO-s dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka dënon sulmin në Ibër-Lepenc në veri të Kosovës. 

Sot ai apeloi që përgjegjësit e sulmit kundër kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës muajin e kaluar, të shkojnë para drejtësisë.

“Sulmi në kanalin ujor në veri të Kosovës, më 29 nëntor, nënvizon se sa i brishtë është stabiliteti në Ballkanin Perëndimor”, tha Rutte gjatë një konference shtypi me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, në Bruksel.


Shpërthimi i 29 nëntorit në kanalin e ujit në Varragë të Zubin Potokut – prej nga furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit – u shkaktua nga shperthimi i rreth 20 kilogramë eksplozivë, sipas autoriteteve kosovare, të cilat e cilësuan atë si më të rëndin në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.

Autoritetet kosovare janë duke e hetuar shpërthimin, për të cilin e akuzojnë Serbinë.

Serbia i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se edhe vetë ajo po e heton këtë sulm.

 

Të fundit