Flash News

Kosova

Kreu i NATO-s viziton Kosovën më 11 mars

Kreu i NATO-s viziton Kosovën më 11 mars

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të vizitojë Kosovën më 11 mars, raporton Radio Evropa e Lirë. Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Kosovë, që kur e mori këtë post.

Më 10 shefi i NATO-s do të vizitojë Bosnjë dhe Hercegovinën. Ndërkaq, gjatë vizitës në Kosovë pritet që Rutte të jetë i shoqëruar edhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s që janë anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

NATO-ja ende nuk e ka paralajmëruar zyrtarisht një vizitë të tillë.

Vetë Rutte kishte paralajmëruar se do ta vizitonte Kosovën gjatë muajit mars në një debat që kishte pasur më herët në Bratisllavë të Sllovakisë.

Rutte të hënën ka pasur edhe një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

 

Të fundit