Flash News

Kosova

Kreu i PDK-së viziton sot Tiranën, takon krerët e shtetit shqiptar

Kreu i PDK-së viziton sot Tiranën, takon krerët e shtetit
Enver Hoxhaj

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj do të vizitojë sot Tiranën, ku edhe do të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Hoxhaj do të takohet me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, kryedemokratin Lulzim Basha, ndërsa do të pritet edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në fokus të këtyre takimeve do të jenë zhvillimet politike në vend dhe rajon, për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që duhet ta kenë Tirana e Prishtina zyrtare në sfidat ndërkombëtare, me theks të veçantë pas shkuarjes në Hagë të krerëve të UÇK-së, thuhet në njoftimin për media nga PDK-ja.

Të fundit