Flash News

Kosova

Krisje mes Kosovës dhe Shqipërisë? Kurti i jep fund polemikave: Nuk përmendëm as Ballkan, as Serbi

Krisje mes Kosovës dhe Shqipërisë? Kurti i jep fund polemikave:

Në përfundim të konferencës për mediat kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se gjatë takimit prej më shumë se një orë e gjysmë mes kabinetit qeveritar të Kosovës dhe të Shqipërisë, nuk është përmendur as Ballkani (duke iu referuar “Open Balkan”) dhe as Serbia.

Kurti shtoi se në takim kanë diskutuar më shumë ministrat e kabineteve përkatëse se sa Rama dhe ai.

“Në fund dua të jap një njoftim të rëndësishëm. Gjatë takimit tonë, rreth 1 orë e gjysmë, ku kryeministri Rama ka ardhur pothuajse me gjysmën e kabinetit të tij dhe unë thuajse me gjysmën e kabinetit, më shumë kanë biseduar ministrat tanë, se ne të dy. Për një orë e gjysmë nuk është përmendur as fjala Ballkan, as Serbi, përveç Kosovë e Shqipëri. Mos të krijohet përshtypja se ne kur takohemi flasim vetëm politikë ndërkombëtare, se kemi aq shumë punë për të bërë,” ka thënë Kurti.

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, vjen pas ftesës që kryeministri Albin Kurti i bëri me rastin e marrjes së mandatit të tretë qeverisës dhe njëkohësisht për një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.

Kryeministri ka hedhur poshtë zërat se mes tij dhe presidentit serb Vuçiç të ketë pasur një bisedë lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Nga ana tjetër, kryeministri Kurti shtoi se dy qeveritë janë angazhuar për një koordinim dhe sinkronizim të përbashkët në çdo fushë.

 

Të fundit