Flash News

Kosova

Kriza energjitike, Kurti: Nuk ka zgjidhje ideale, subvencionimi është i papërballueshëm për buxhetin

Kriza energjitike, Kurti: Nuk ka zgjidhje ideale, subvencionimi është

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për krizën energjitike, duke bërë me dije se gjatë muajve të dimrit, Kosova ka importuar 40% të energjisë elektrike.

Ai ka shtuar se çmimet e importit kanë qenë deri në shtatë herë më të shtrenjta dhe se kriza energjitike “nuk ka zgjidhje ideale”.

“Në ballafaqim me kriza nuk mund të kërkohet një situatë si para saj. Duhet të synohet një mënyrë për tejkalimin sa më shpejtë prej krizës për sa më shumë prej jush”, tha Kurti.

Ky i fundit iu ka kërkuar qytetarëve që të tregohen racional në përdorimin e energjisë, pasi çmimet e importit nuk pritet të ulen. Sipas Kurtit, subvencionimi i plotë i importit të energjisë është i papërballueshëm për buxhetin e shtetit.

 

Të fundit