Flash News

Kosova

Kriza nga koronavirusi, BE i jep Kosovës mbi 24 milionë euro ndihmë

Kriza nga koronavirusi, BE i jep Kosovës mbi 24 milionë euro
Foto Ilustruese

Bashkimi Evropian ka alokuar një fond prej rreth 24 milionë euro në ndihmë të Kosovës për të përballuar pasojat e pandemisë.

Përmes një njoftimi zyrtar, zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë bën me dije se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës me fonde shumë të nevojshme për të zbutur ndikimin socio-ekonomik të krizës së COVID-19 mbi popullsinë dhe bizneset e Kosovës.

“Qeveria ka vazhduar të ndjekë agjendën e saj të menaxhimit të financave publike dhe administratës publike, por duhet të riafirmojë zotimin e saj ndaj objektivave dhe parimeve të përgjithshme të kësaj agjende të reformave, të sigurojë përshpejtimin e ritmit të zbatimit në të ardhmen dhe të sigurojë që masat e parashikuara ekonomike dhe investimet nuk e minojnë stabilitetin makro-ekonomik në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ekonomia e Kosovës është goditur nga pandemia. Të martën, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti deklaroi se ekonomia e Kosovës pritet që të ketë një rënie ekonomike prej 7.2 për qind, që paraqet goditjen më të rëndë që ka pësuar në 20 vitet e fundit.

Të fundit