Flash News

Kosova

Kroacia kërkon Kosovën në NATO, Kurti: Shpresoj që edhe Shqipëria ta bëjë

Kroacia kërkon Kosovën në NATO, Kurti: Shpresoj që edhe

Kroacia i ka bërë thirrje Perëndimit dhe Aleancës, që Kosova t’i bashkohet sa më shpejt NATO-s.

Kryeministri ALin Kurti është shprehur gjatë një interviste, se edhe Shqipëria duhet të bëjë të njëjtën gjë si Kroacia. Kurti theksoi se Tirana duhet të lobojë sa më shumë që Kosova të beht pjesë e partneritetit të NATO-s.

“Kroacia ka qenë gjithmonë një vend mik dhe nje popull mik. Edhe në kohën e ish-Jogusllavinë lidhja e Prishtinës me Zagrebin ka funksionuar për të balancuar dominimin e Beogradit. Ju e mbani mend se si Zagrebi dhe Lubjana kanë qenë kryeqendra në ish-Jugosllavi të cilat në një farë mënyre na kanë përkrahur neve gjatë kohës së okupimit, dhe në këtë mënyrë arrinin sado pak ta balanconin hegjemonin e cila vinte nga Beogradi. Prandaj për neve nuk ishte e çuditshme mbështetja e tyre, por gjithnjë jemi falënderues dhe mirënjohës. Duhet ta pyesim, shpresoj që e ka bërë. Shqipëria është anëtare e NATO’s, nuk është anëtare e BE. Por, edhe Shqipëria duhet sa më shumë të lobojë, afirmojë nevojën e Kosovës që së pari të bëhet pjesë e programit të partneritetin për paqe, e më pastaj edhe anëtare me të drejta të plota në NATO”, tha Kurti në KTV.

Presidenti kroat Zoran Milanoviç i bëri thirrje NATO-s në Samitin e së enjtes, që Kosova të integrohet sa më shpejt në Aleancë.

Të fundit