Flash News

Kosova

Kryebashkiaku i ri i Prishtinës flet për largimin nga Kosova dhe kohën e bombardimeve: Duhet pasion që të bëhet ndryshimi

Kryebashkiaku i ri i Prishtinës flet për largimin nga Kosova dhe

Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se do të bashkëpunojë me Tiranën zyrtare për të çuar përpara dy kryeqytetet. Ai vlerësoi kreun e ri të LDK-së, ndërsa tha se qarqet politike nuk janë në interesin e tij.

Rama rrëfeu përjetimet e tij gjatë bombardimeve në Kosovë. Ai u shpreh për "Kjo Javë" se prej moshës 16 vjeçare ka jetuar në Londër, por gjatë periudhës së luftës në Kosovë i është dashur të shkëputet nga arkitektura për të ndihmuar me organizata të ndryshme ndërkombëtare bashkëkombasit.

“Unë kam qenë 16 vjeç kur kam ardhur në Londër. Çdo zhvendosje është problem, por mendoj se ajo më ka ndihmuar të gjendem të bëj zgjidhje të ndryshme në rrethana të ndryshme. Gjatë kohës së luftës jam ndarë nga arkitektura dhe kam punuar me organizata për t’i ndihmuar gjatë asaj kohe. Kam kaluar një periudhë të tillë edhe në New York.

Kur kanë qenë bombardimet jam marrë me ndihmën e drejtpërdrejtë të qytetarëve që kanë ardhur si refugjatë në New York. Ka qenë një periudhë e vështirë. Pas çlirimit, prej 2004-ës kam hapur zyrën time në Prishtinë. Prej 17 vitesh kam studion atje. Kemi bërë projekte të ndryshme, kam kuptuar se duhet me iu qas vetë, jo vetëm me propozim. Duhet të kesh pasion dhe mision që të bëhet ndryshimi”, shtoi Rama.

Të fundit