Flash News

Kosova

Kurti në Zvicër: Serbia refuzon të nënshkruajë marrëveshjen bazë të dakorduar

 

Kurti në Zvicër: Serbia refuzon të nënshkruajë

Gjatë vizitës së tij dyditore në Zvicër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar nga Shoqëria Zvicerane për Politikë të Jashtme për një adresim dhe diskutim me redaktorin për politikë të jashtme të NZZ, Andreas Ernst.


Në këtë takim, Kurti foli për sfidat në raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se Kurti vuri në pah refuzimin e Serbisë për të nënshkruar Marrëveshjen e Dakorduar Bazike dhe Aneksin e saj të zbatimit, duke theksuar një sërë shkeljesh të vazhdueshme nga Serbia, përfshirë edhe letrën e ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiç.

“Përderisa elita e saj autoritare vazhdon të propagandojë dezinformata, të mobilizojë trupa përgjatë kufirit tonë dhe të refuzojë të ndjekë penalisht terroristët që vranë rreshterin tonë të policisë një vit më parë në Basnjkë të Zveçanit, Serbia gjithmonë do të përbëjë një rrezik të madh për sigurinë jo vetëm të Kosovës, por edhe të vendeve të tjera fqinje që i pengojnë projektit të “Serbisë së Madhe”, që tani e quajnë “bota serbe”, përkatësisht Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina po ngacmohen përveç Kosovës”, ka theksuar Kurti në fjalimin e tij.

 

Të fundit