Flash News

Kosova

Kryeministri Kurti shtyn vizitën e tij në SHBA

Kryeministri Kurti shtyn vizitën e tij në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtyrë vizitën e paralajmëruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit nëntor.

Telegrafi raporton se vizita e planifikuar do të realizohet vitin tjetër.

“Kryeministri Kurti do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e paralajmëruar për në nëntor është shtyrë për në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Që nga marrja e detyrës, tetë muaj më parë, kryeministri Kurti ka zhvilluar vizita zyrtare në qendra të rëndësishme perëndimore si Bruksel, Paris e Vjenë e që do të vazhdojnë edhe në qendra të tjera vendimmarrëse, përfshirë Uashingtonin”, njoftoi Qeveria.

Të fundit