Flash News

Kosova

Kryenegociatorit të Serbisë i refuzohet kërkesa për të hyrë në Kosovë

Kryenegociatorit të Serbisë i refuzohet kërkesa për të

Kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviç i është refuzuar leja për të vizituar Kosovën.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat e Kosovës, Leutrim Sahiti, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit .

Për refuzimin e vizitës së tij në Kosovë, kanë shkruar edhe mediat serbe.

Sipas mediave serbe, Petkoviç gjatë kësaj vizite kishte paraparë të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës për Pashkët në Manastirin e Deçanit, pastaj në shërbesën në Manastirin e Graçanicës në mëngjesin e Pashkëve dhe në një takim me të rinjtë në Manastirin e Draganacit.

Kjo nuk është hera e parë që Petkoviç i ndalohet hyrja në Kosovë.

 

Të fundit