Flash News

Kosova

Kryetarja e komunës: Serbia po përdor metoda moderne të spastrimit etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kryetarja e komunës: Serbia po përdor metoda moderne të

Nga Tirana, ku mori pjesë në samitin e diasporës, kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka lëshuar një alarm të fortë për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sipas saj, Serbia po zbaton metoda moderne të spastrimit etnik në heshtje, të cilat po çojnë në zbrazjen graduale të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Duke folur për A2 CNN , Sinani denoncoi se shtypja sistematike ndaj shqiptarëve ka arritur përmasa të mëdha. Ajo specifikoi se Serbia po përdor taktika të reja për të nxitur shpërnguljen.

“Serbia po përdor metoda moderne të spastrimit etnik në heshtje, duke nxitur një shpërngulje të madhe jo vetëm me pasivizimin e adresave, por më e fundit, që është shumë shqetësuese, edhe me shërbimin e detyrueshëm ushtarak,” deklaroi Sinani.

 Përveç presioneve politike, Sinani theksoi se diskriminimi është i thellë edhe në sferën ekonomike. Ajo denoncoi mungesën e investimeve dhe pengesat sistematike për bizneset vendore dhe investitorët e huaj.

Serbia tenton të përjashtojë shqiptarët nga çdo nivel ku kërkohet drejtësi dhe zhvillim ekonomik,” tha ajo, duke shtuar se qeveria qendrore kufizon dhe shkurton transfertat financiare për komunat me shumicë shqiptare.

Për të ilustruar këtë diskriminim, ajo solli një shembull konkret: “Nga 91 milionë dinarë për projekte infrastrukturore me të cilat komuna e Preshevës ka konkurruar në ministritë përkatëse, vetëm 9.5% e fondeve janë miratuar. Këto shifra flasin qartë për shkallën e diskriminimit,” pohoi Sinani.

  

 

 

 

 

 

 

Të fundit