Flash News

Kosova

“Kthema adresën”, shqiptarët e Luginës së Preshevës në protestë

“Kthema adresën”, shqiptarët e Luginës së

Shqiptarët në Medvegjë protestuan sot kundër veprimeve të autoriteteve serbe ndaj pakicës shqiptare në Luginën e Presheves.

Me moton “Kthema adresën”, ata protestuan para stacionit policor në Medvegjë

Në protestat e mbajtura, fillimisht në Bujanoc, e më pas në Preshevë, u bë thirrje për njohje të diplomave të Kosovës, për integrim nëpër institucionet shtetërore të Serbisë, për lejim të përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare dhe për zgjidhjen e çështjes së pasivizimit të adresave.

Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.

Pasivizimi i adresës përcaktohet me ligj në Serbi prej vitit 2011. Ligji parasheh që institucionet të bëjnë kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar.

Të fundit