Flash News

Kosova

Kthimi në Kosovë i afganëve të lidhur me grupet terroriste? Sqaron ambasada e SHBA-së

Kthimi në Kosovë i afganëve të lidhur me grupet terroriste?
Refugjatët afganë në Kosovë

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar për informacionet që qarkulluar në media se, SHBA-ja do të dërgojë në Kosovë për verifikim, refugjatët afganë që dyshohet se kanë lidhje me talebanët dhe grupet terroriste.

Ambasada e ka mohuar këtë lajm, duke sqaruar se procesi për të marrë  vizë në SHBA kërkon kohë dhe se disa aplikantë sipas tyre janë ende në procesin e marrjes së dokumenteve të nevojshme.

SHBA-ja ka shprehur mirënjohjen ndaj Kosovës për strehimin e refugjatëve afganë që iu rrezikohej jeta nga talebanëve. Përveç Kosovës, afganë ka strehuar Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

"Marrëveshja midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i lejon Shtetet e Bashkuara të presin përkohësisht në Camp Bondsteel, një numër të kufizuar qytetarësh afganë, aplikimet e të cilëve kërkojnë përpunim shtesë.

Kjo mund të përfshijë detyra të tilla si sqarimi i identitetit të aplikantëve, historia e punësimit ose lidhje të tjera me Shtetet e Bashkuara. Oficerët e ambasadës amerikane në Kosovë po ndihmojnë me këtë proces", thuhet ndër të tjera në reagimin e ambasadës.

Të fundit