Flash News

Kosova

Kufizimet në Kosovë, pronarët e bareve dhe lokaleve nesër në protestë

Kufizimet në Kosovë, pronarët e bareve dhe lokaleve nesër

Kufizimet e vendosura nga qeveria e Kosovës janë kundërshtuar ashpër nga pronarët e bareve dhe restoranteve. Ata kanë paralajmëruar protestë ditën e shtunë nga ora 12:00-13:00.

Në njoftimin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës thuhet se protesta do të zhvillohet para lokaleve përkatës me tenxhere e lugë. Shoqata thotë se nuk mund të durojë mospërfilljen e qeverisë ndaj saj.

Njoftimi i plotë:

 I ftoj gastronomët që nesër prej orës 12:00 - 13:00 të dalin para lokaleve të tyre dhe në shenjë proteste ndaj Qeverisë të protestojnë me Tenxhere e Lugë. T'ua bëjmë me dije se NUK MUJNA MO, JEMI SHTERRË.

Secili prej nesh është që të mbrohemi nga pandemia, veç nuk mund të durojmë më mospërfilljën nga Qeveria, sepse JEMI SHTERRË - sepse NUK PO NA NDIHMONI, NUK PO NA SHINI NJEHNI PËR T'GJALLË!

Të fundit