Flash News

Kosova

Kurti bisedë telefonike me Escobar, çfarë u diskutua mes tyre

Kurti bisedë telefonike me Escobar, çfarë u diskutua mes tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti shkruan se gjatë bisedës me zyrtarin e DASH ka diskutuar çështje si stabiliteti dhe siguria në rajon deri tek dialogu me Serbinë.

 “Gjatë një bisede telefonike me përfaqësuesin e DASH @StateEUR Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, shkroi Kurti në Tëitter.

Kryeministri Kurti bisedoi me Escobar edhe më 19 nëntor, ku diskutuan për reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres në dialog që përqendrohet në njohje reciproke.

Të fundit