Flash News

Kosova

Kurti e Vuçiç e pranuan planin franko-gjerman, reagon Escobar: Ka ende shumë punë për t’u bërë

Kurti e Vuçiç e pranuan planin franko-gjerman, reagon Escobar: Ka

Emisari i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka reaguar pas takimit të sotëm disaorësh, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Ai është shprehur shkurtimisht, se ”ende ka shumë punë për të bërë”, rreth çështjes së marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ende shumë punë për të bërë. Ne do të flasim shumë më tepër në konferencën për shtyp nesër, por tani për tani kemi ende shumë punë për të bërë. Ne do te bisedojmë nesër.”, tha ai.

Kujtojmë se Escobar u takua veçmas me Kurtin dhe Vuçiç sot në Bruksel para tryezës trepalësh që do niste nga ora 17.15 por që rezultoi pa një marrëveshje të zyrtarizuar përveç miratimit në praim të propozimit evropian.

 

 

Të fundit