Flash News

Kosova

Kurti: Ende nuk kemi nisur diskutimet me partitë për formimin e qeverisë së re

Kurti: Ende nuk kemi nisur diskutimet me partitë për formimin e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar nuk ka nisur ende komunikimet me parti apo deputetët e vendit lidhur me formimin e qeverisë së re.

Sakaq Kurti ka ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të nisë një plan konkret për këtë proces.

Ai deklaroi se ditët e fundit ka qenë i angazhuar me analizën e rezultateve zgjedhore dhe me vlerësimin e kontributeve të fushatave nëpër komuna, duke shtuar se për këtë arsye nuk ka pasur ende takime politike.

“Tepër shumë punë këto ditë, analizat e rezultateve nga qendrat. Na duhet ta shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvilloj ato komunikime. Por po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se 10 ditë,” tha Kurti, raporton EO.

Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar të shtunën dekretin me të cilin e mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë.

Të fundit