Flash News

Kosova

Kurti flet për BBC para takimit me Vuçiç në Bruksel: Presim më shumë nga BE, të jetë më aktive dhe më e qartë

Kurti flet për BBC para takimit me Vuçiç në Bruksel:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, më 18 gusht në Bruksel, ka thënë se pret më shumë nga ndërmjetësi në dialog – Bashkimin Evropian, në zyrat e të cilit do të takohet me presidentin serb.

Kurti i tha BBC-së në serbisht se ai beson se BE-ja mund të jetë më aktive dhe më e qartë.

“Ne kemi të drejtë të presim më shumë nga BE-ja, veçanërisht për të treguar më shumë qartësi dhe vendosmëri në lidhje me qëndrimet e veta, veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjarjet si barrikadat dhe incidentet e fundit në veri të Kosovës”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, siç raporton BBC, nuk është i shqetësuar se ajo që është ndërprerë para mesnatës së 1 gushtit (për dokumentet hyrëse dhe dalëse) mund të jetë pika nga e cila do të vazhdojë më 1 shtator.

“1 shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare - ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t'i anulojnë ato”, tha ai.

Ai ka thënë se “nuk e përjashton”, dhe ka shprehur shpresën se do ta diskutojë me Vuçiç si pjesë e temave aktuale.

I pyetur nëse kjo është platforma e tij e negociatave për bisedimet e Brukselit, Kurti tha se një propozim të tillë ia kishte paraqitur tashmë Vuçic, në një takim të organizuar në kuadër të iniciativës së bashkëpunimit të liderëve rajonalë Brdo Brioni.

Unë i thashë – njihni dokumentet e Kosovës dhe ai më tha se është e papranueshme sepse kështu do të njihej pavarësia”, ka thënë Kurti.

Përderisa dokumentet e hyrjes mund të jenë një pengesë e vogël, Kurti nuk ka alternativë për të zëvendësuar targat e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës, thuhet nga BBC.

“Ne do të vazhdojmë me fushatën informuese për ndërrimin e targave me përfitime të shumta – pa tatim mbi vlerën e shtuar, akcizë dhe doganë”, tha ai.

Ai deklaroi se “zëvendësimi mund të fillojë menjëherë” dhe siç tha ai, “afati për përfundimin e procesit nuk do të jetë 1 shtatori, por dy muaj më vonë”.

I pyetur se çfarë do të bëjnë nëse askush nuk i ndërron targat, Kurti u përgjigj: “Beogradi është i shqetësuar sepse mendon se njerëzit do ta pranojnë zëvendësimin, është në favor të serbëve të Kosovës”.

Kurti dhe Vuçiç do të takohen me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Të fundit