Flash News

Kosova

Kurti flet për BBC pas marrëveshjes me Serbinë: Bisedimet në Bruksel nuk ishin të lehta, por rezultatet janë të kënaqshme

Kurti flet për BBC pas marrëveshjes me Serbinë: Bisedimet në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,ka folur për “BBC World Service”, pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë mbi lëvizjen e qytetarëve të të dyja vendeve.

I pyetur se a është i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshjeje, kryeministri Kurti tha se bisedimet në Bruksel nuk kanë qenë të lehta por rezultatet janë të kënaqshme.

“Po ne kemi pas bisedime ne Bruksel që nuk kanë qenë të lehta por rezultatet janë të kënaqshme sepse tani kemi reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin e lëvizjes së lirë, për qytetarët e të dyja vendeve”, tha Kurti.

Ai falënderoi për punën e Shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

 

Të fundit