Flash News

Kosova

Kurti flet për prioritet e qeverisë së re, nuk është dialogu me Serbinë; Haradinaj gati për koalicion

Kurti flet për prioritet e qeverisë së re, nuk është
Foto ilustruese

Kandidati për kryeministër Albin Kurti përmes një konference për mediat tha se prioritet i Lëvizjes Vetëvendosje pas fitores në zgjedhje do të jenë drejtësia dhe punësimi. Rezultatet e publikuara deri më tani flasin për një fitore të thellë të LVV. Kurti shtoi se ka prioritet i qeverisë së re nuk do të jetë dialogu me Serbinë.

“Nuk do ta kemi prioritet krijimin e ekipit të dialogut me Serbinë që në të gjitha matjet e opinionit publik dialogu është në vendin e gjashtë e herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë dhe u përgjigjemi atyre. Prioritet i kemi drejtësinë dhe punësimin”, tha Kurti.

Në një deklaratë për mediat  kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren, ndërsa ritheksoi se partia që ai drejton është e gatshme për koalicion paszgjedhor.

“Duhet falënderuar të gjithë mekanzimat për këto zgjedhje dhe qytetarët për një pjesëmarrje pasi që ka qenë kohë e vështirë. Shfrytëzojë rastin për të uruar edhe fitoren e VV-së. Ne nuk kemi vija të kuqe as për VV-në as për ndonjë subjekt politik”, shtoi ai.

Ndërkohë kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi për mediat se ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, ku PDK-ja renditet e dyta, pas LVV-së. Ai ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me Kurtitn.

“Unë dua ta uroj LVV-në për rezultatin e arritur dhe dua t’i ftoj që të punojnë për ta forcuar më shumë shtetin e Kosovës dhe institucionet. Natyrisht PDK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë me LVV-në meqë ne jemi shumë larg me orientimet tona politike dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron PDK-ja”, u shpreh Hoxhaj.

Të fundit