Flash News

Kosova

Kurti flet për raportin me Ramën: Për të ardhur keq që nuk u mbajt mbledhja mes dy qeverive

Kurti flet për raportin me Ramën: Për të ardhur keq që

Kryeministri Albin Kurti ka qenë sot në Tetovë ku ka folur edhe për marrëdhënien mes tij dhe homologut Edi Rama.

Kurti tha se me Ramën gëzon raporte të mira, pavarësisht se ndonjëherë kritikohen. Kryeministri i Kosovës përmendi edhe faktin se Shqipëria anuloi mbledhjen mes dy qeverive, teksa theksoi se është për të ardhur keq që nuk u realizua.

“Ne kemi raporte korrekte, kemi raporte të mira, është çështje e përgjegjësive Kjo nuk do të thotë që nuk kritikohemi, kritikat janë pjesë e demokracisë. Është për të ardhur keq që më 14 qershor nuk u mbajt mbledhja e dy qeverive shqiptare, por anulimin e saj nuk e kemi bërë ne”, tha ai.

Kujtojmë se edhe në turin ballkanik të Ramës, Kurti refuzoi një takim me të. Ai tha se do të jetë përballë me Ramën vetëm kur të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë.

Të fundit