Flash News

Kosova

Kurti flet për Serbinë: Dorë e dytë, mund të dakordojmë dhe pa e përmendur fqinjin verior të Kosovës

Kurti flet për Serbinë: Dorë e dytë, mund të

Kurti ka folur dhe për kritikat se jo të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive deri më tani. Ai tha se ka gabime, duke shtuar se s'do të lejojë pesimizmin për dështim.

“Ne po mbjellim bashkë dhe do na duhet edhe shumë shi dhe diell, na nevojiten për frytet që do ti gëzojnë qytetarët tona në të dy anët e kufirit. Jam i nderuar dhe i gëzuar me mbledhjen e  shtatë të përbashkët. Në vizitën e Ramës në Prishtinë para dya muajve u patëm zotuar sëbashku që e shohim të rëndësishëm koordinimin dhe sinkronizimin.

Me marrëveshjet e sotme do të arritim edhe më tej bashkëpunimin. Progresi në numër i marrëveshje do të shoqërohet në cilësi në zbatimin e tyre. Bashkëpunimi do të forcojë shtetet tona. Do të kemi kritika për më shumë, por pesimizmin për dështim nuk do ta lejojmë”, tha Kurti.

Ky i fundit foli dhe për qëndrimet e kundërta të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare për "Open Balkan". Ai tha se Shqipëria dhe Kosova po hapen me shpejtësi për njëra-tjetrën, ndërsa gjithçka tjetër e konsideroi si dorë të dytë, referuar kështu Serbisë.

"Është e mundur që ne të dakordojmë dhe pa e përmendur fqinjin verior të Kosovës. Duhet ta kemi një vlerësim dhe për këtë. Nuk ka nevojë që sa herë bashkëveprojmë, ta përmendim fqinjin verior të Kosovës. Ajo që bëmë ne sot është liberalizimi i kufirit për qytetarët dhe bashkëpunimi i zyrtarëve. Kosova dhe Shqipëria po hapen me shpejtësi për njëra-tjetrën. Gjithçka tjetër është dorë e dytë", tha Kurti.

 

 

Të fundit