Flash News

Kosova

Kurti flet për strehimin e afganëve: Ka një muaj që po përgatitemi me SHBA-të

Kurti flet për strehimin e afganëve: Ka një muaj që po
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se prej një muaji kanë nisur përgatitjet për strehimin e një grupi afganësh në Kosovë.

Në një konferencë për media, Kurti tha se ky proces është në koordinim të plotë me ShBA-në, duke e quajtur si aleatin kryesor e të pazëvendësueshëm, ndërsa shtoi se ekipet po punojnë që strehimi të jetë sa më i sigurt.

“Ka një muaj që Qeveria është në kontakt të rregullt me ShBA për tu përgatitur për strehimin dhe mbrojtjen e një numri të refugjatëve. Ne jemi shtet serioz dhe këtë punë e kemi bë pa zhurmë dhe me shumë kujdes se kjo çështje është e dhimbshme, por edhe çështje e ndjeshme e sigurisë”, tha Kurti.

Ne e kemi SHBA e kemi aleatë të pazëvendësueshëm, përveç aspekti të solidaritet e ka edhe dimension edhe të aleancës me Amerikën. Ata na kanë përkrahur në vazhdimësi kjo është pjesë e vogël e kontributit. Hollësitë janë duke e diskutuar me ShBA-në dhe ato u përkasin ekipeve tona dhe kur të kenë detaje për shifrat, mënyrat dhe kohëzgjatjen”, shtoi kryeministri.

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Qeveria e vlerëson të nevojshëm ofrimin e mbrojtjes së përkohshme e të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Këta persona do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga institucionet relevante të sigurisë në Republikën e Kosovës, në rast të nevojës e në qëllim të sigurisë kombëtare, sipas vlerësimit të institucioneve relevante në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit të Qeverisëm, gjatë kohës së qëndrimit në Republikën e Kosovës do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara sipas Ligjit për Azil.

Të fundit