Flash News

Kosova

Kurti flet për ‘The Telegraph’: Serbia po kërcënon me luftën e tretë ballkanike

Kurti flet për ‘The Telegraph’: Serbia po kërcënon me

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka hedhur akuza ndaj Serbisë se po kërcënon me luftën e tretë ballkanike.

Duke folur për median e njohur britanike ‘The Telegraph’, Kurti presidenti serb Aleksandër Vuçic po sillet si “Gjermania mes luftërave botërore” dhe paralajmëroi se krizat e fundit në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë mund të eskalojnë nëse perëndimi nuk e merr atë seriozisht.

“Përfundimisht mendoj se situata është më e rrezikshme se më parë, ata duan të sillen sikur të ishin Gjermania mes dy luftërave botërore: “nëse nuk do na kënaqni, ne do shkaktojmë një tjetër. Ata e kanë bërë një rund në vitet 90-ta”.

Fakti që po e them këtë gjë kaq qetë është se unë e kam parashikuar muaj e vite më parë, kjo është analizë racionale jo emocionale”, ka deklaruar Kurti.

Serbia dërgoi trupa në kufi me Kosovën në muajin shtator e për pasojë pati përplasje të protestueseve serb me policinë e Kosovës në veri të vendit.

Ndërkohë, në fillim të kësaj jave, përfaqësuesi i  lartë i Kombeve të Bashkuara në Bosnje paralajmëroi se marrëveshja e paqes së Dejtonit e nënshkruar në vitin 1995 është afër shkatërrimit.

Të fundit