Flash News

Kosova

Kurti ftesë partisë opozitare për formimin e qeverisë së re në Kosovë

Kurti ftesë partisë opozitare për formimin e qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  i ka dërguar të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku ftesë për takim para seancës së konstituimit të kuvendit të ri. 

Pas takimeve që zhvilloi me pakicat joserbe dhe Nenad Rashiç që ka fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, Kurti do që të hyjë në negociata me ata që dikur i quante “hajvanë”. Kurti nëpërmjet një letre ka ftuar në takim kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, madje i ka ofruar edhe tri orare takimi.


“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim!”

Deri tani, LVV-ja nuk ka zyrtarizuar ndonjë marrëveshje politike për të siguruar numrin prej 61 ulësesh në Kuvend.

Të fundit