Flash News

Kosova

Kurti ftesë për konstituimin e Kuvendit, PDK i përgjigjet, LDK refuzon

Kurti ftesë për konstituimin e Kuvendit, PDK i përgjigjet, LDK

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u dërgoi sot një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, , përmes së cilës i ftoi në një takim konsultativ me qëllim të konstituimit të Kuvendit të ri.

Takimi është planifikuar të mbahet nesër, më 1 maj.

Në letrën drejtuar Abdixhikut, Kurti ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit të tri partive më të mëdha në pozitat e nënkryetarëve të Kuvendit, duke kërkuar një takim të përbashkët për këtë çështje, por Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën.

Nga ana tjetër, kreu i PDK, Krasniqi ka bërë të ditur se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit. “Do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese për takim, duke besuar thellësisht se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për zhbllokim institucional”, ka deklaruar Krasniqi në rrjetet sociale, 

Të fundit