Flash News

Kosova

Kurti i pakënaqur nga KFOR-i: Kanë kaluar dy javë dhe nuk i hoqën barrikadat, do takohem me komandatin

Kurti i pakënaqur nga KFOR-i: Kanë kaluar dy javë dhe nuk i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i pakënaqur nga qëndrimi i KFOR-it lidhur me situatën e tensionuar në veri. KFOR-i kërkoi pak kohë për heqjen e barrikadave të vendosura nga serbët, por kanë kaluar dy javë dhe end enuk po reagon.

Prishtinës zyrtare i është sosur durimi, ndërsa Albin Kurti ka paralajmëruar se do të takohet me komandatin e KFOR-it për të sqaruar situatën.

“KFOR-i ka kërkuar pak kohë, por sot janë bërë dy javë prej kur janë vendosur barrikadat. Ato janë duke e penguar lirinë e lëvizjes. Ne i kemi dhënë kohë pikërisht për shkak se liria e lëvizjes është konsideruar vlera themelore në Republikën e Kosovës nga pikëpamja e KFOR-it.

Meqë sonte është Krishtlindja, ne shumë shpejt do ta kemi një takim me komandantin e KFOR-it por kjo nuk mund të tolerohet kështu pafundësisht dhe mund të lejojmë që edhe javë të tjera të na kalojnë e të mos kemi liri të lëvizjes. Në atë takim që do të kemi besoj se do të sqarohet gjithçka”, tha Kurti.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në dhe BE-në, bënë disa herë thirrje që tensionet në veri të Kosovës të zgjidhen me dialog.

 

Të fundit