Flash News

Kosova

Kurti i përgjigjet Grenell: Marrëdhëniet me SHBA-në janë më të mira se kurrë

Kurti i përgjigjet Grenell: Marrëdhëniet me SHBA-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratave të emisarit amerikan, Richard Grenell, i cili e cilësoi Kurtin si një politikan të pasigurt dhe i kërkoi qytetarëve të Kosovës të mos mashtrohen nga pretendimet e tij për raportet e shkëlqyera me SHBA-në.

Kurti, në një intervistë për televizionin lokal “Istogu Chanel”, theksoi se marrëdhëniet me SHBA-në janë më të forta se kurrë dhe se kritikat janë të natyrshme, por duhet të ecet përpara.

Ai theksoi se gjatë qeverisjes së tij, Kosova ka arritur të bëjë përparime të mëdha, përfshirë blerjen e helikopterëve Black Hawk dhe marrjen e grantit më të madh nga SHBA-ja. Kurti shtoi se qeveria e tij ka avancuar raportet me SHBA-në në fusha të ndryshme, përfshirë sigurinë dhe energjinë, duke theksuar se asnjëherë Kosova nuk ka pasur marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara.

Ti e din shumë mirë, unë tan jetën kam qenë aktivist, po jo analist. Ata që bëjnë analiza janë nëpër studio televizive, që thonë a e pe qysh e kqyri… Kurrë ma mirë s’i kemi pasë. Po blejmë edhe helikoptera Black Hawk pas sistemit Javelin anti-tank, grantin më të madh nga SHBA e kemi marrë gjatë qeverisjes time,” tha Kurti.

Në anën tjetër, Richard Grenell ka kritikuar qeverinë e Kurtit për veprimet e njëanshme që, sipas tij, kanë destabilizuar rajonin. Ai theksoi se administrata e Trump ka kërkuar partnerë të besueshëm për paqe në Ballkan dhe se Kurti ka dështuar në këtë aspekt. Sipas Grenell, Bashkësia Ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit, dhe për shkak të tij, kompanitë amerikane po përballen me vështirësi në Kosovë, ndërsa ato po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi.

Kurti, megjithatë, mbrojti qëndrimin e tij dhe insistoi se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ecë përpara, pavarësisht kritikave.

Të fundit