Flash News

Kosova

Kurti i prerë: Vuçiç kërkon ta kthejë Serbinë në të kaluarën, por treni ka ikur

Kurti i prerë: Vuçiç kërkon ta kthejë Serbinë

Prej nëntë ditësh, serbët në veri të Kosovës kanë ngritur barrikada. Kryeministri Albin Kurti ka folur për situatën në një intervistë për “Der Spiegel”.

Kreu i qeverisë kosovare u shpreh se Aleksandër Vuçiç do që ta kthejë Serbinë në të kaluarën, referuar kërkesës së Beogradit për të dërguar 1 mijë forca në Kosovë.

Gjithashtu u shpreh se BE-ja dhe SHBA-ja po i bëjnë presion Serbisë që të zgjedhjë një anë, ose atë të Rusisë ose të Perëndimit.

“Duket se Vuçiçi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor tyë deklatës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, u shpreh Kurti ndër të tjera. 

 

Të fundit