Flash News

Kosova

Kurti kërkon lirimin e tre policëve të rrëmbyer në Serbi: Na bën përshtypje heshtja e ndërkombëtarëve

Kurti kërkon lirimin e tre policëve të rrëmbyer në

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë dalë në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, lidhur me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga Njësia serbe “Kobra”.

Kurti tha për mediat se akti i djeshëm ishte një aggression ndaj Kosovës dhe hakmarrje e policisë për arrestimet. Si hap parandalues për eskalimin e situatës, Kurti tha se janë shtrenguar masat e sigurisë në kufi me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës vuri në dukje edhe heshtjen e ndërkombëtarëve.

“Sapo e përfunduam mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për shkak të agresionit të Serbisë që rrëmbeu tre zyrtarë të policisë brenda territorit të vendit tonë.

Institucionet dhanë vlerësimin e tyre dhe propozime. Agresion ndaj shtetit tonë, hakmarrje ndaj policisë për arrestimet. Për këto arsye e kanë rritur nivelin e sigurisë. Si hap janë shtrënguar masat e sigurisë në kufi me Serbinë. Rritje e kontrolleve kufitare, këtu përfshihen edhe ndalesat e qarkullimit.

Synimi është siguria e siguria fillon të kufijtë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policor. Kërkojmë nga faktorët ndërkombëtar të bëj presion ndaj Serbisë, ajo çka bën përshtypje është heshtja e ndërkombëtarëve”, tha Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Të fundit