Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kurti kërkon marrëveshje ndërpartiake për të shmangur zgjedhjet e reja për presidentin

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se situata rreth zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit "nuk është e lehtë", por theksoi se do të përpiqen me dy partitë e tjera të mëdha shqiptare që të shmangin zgjedhjet e reja.
Presidentes aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani, i skadon mandati më 4 prill dhe afati i fundit për votimin e figurës që do ta ketë mandatin e ri është 4 marsi. Nëse deputetët nuk arrijnë të zgjedhin kreun e ri të shtetit, atëherë zgjedhjet e reja do të mbahen në prill.
"Në vijim do të intensifikojmë bisedimet në mënyrë që ta kemi një zgjidhje për presidentin për shkak se përgjithsësisht përshtypja është që partitë konsiderojnë se pas katër palë zgjedhjeve - lokale dhe të përgjithshme - që i patëm nuk do të duhej që këtë vit, gjymsën e parë të tij të na i marrin zgjedhjet e reja. Me fjalë të tjera do të përpiqemi maksimalisht që t’i evitojmë zgjedhjet për shkak të moszgjedhjes së presidentit", tha Kurti.
Ai këto deklarata i bëri pas një takimi që zhvilloi me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kurti theksoi se as partia e tij, as LDK-ja dhe as Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë një kandidat të tyre për presidentin. I pyetur nëse e përkrah Vjosa Osmanin për rizgjedhje, Kurti u përgjigj:
"Ne nuk kemi mbledhur nënshkrime për askënd për shkak se edhe në rast se i mbledhim nënshkrimet, po e theksoj, ne në rastin më të mirë teorik mund të mbërrijmë te numri 66 që është aq larg numrit 80. Prandaj, kot ne mund të nxjerrim kandidat, ndërkohë që dy subjektetet tjera thanë se nuk i kemi as 30 për nënshkrime sepse 30 është minimumi për propozimi", tha Kurti, duke shtuar se do të ishte e "dëmshme" që tani LVV-ja të dalë me një kandidatë, pasi ka vetëm 66 vota.
Sipas tij, me votat aktuale që ka partia e tij dhe partnerët nga komunitetet joserbe, mund të mblidhen nënshkrime për dy kandidatë për president. Por, Kurti insistoi se për zgjedhjen e presidentit nuk duhet të synohet vetëm pragu i 80 votave, por deri në 85, në mënyrë që procesi të mos dështojë nëse ndonjë deputet mungon.
Kurti po ashtu konfirmoi se një natë më parë ishte takuar në Prekaz me Rifat Jasharin, me të cilin tha se bisedoi për zhvillimet politike dhe shumë çështje të tjera.
“Mirëpo, zgjidhja është mes tri subjekteve politike”, vazhdoi ai.
Në të kaluarën janë përmendur emra nga familja e heroit të Kosovës, Adem Jashari, si kandidatë të mundshëm për president, por propozimet nuk janë jetësuar asnjëherë.
Megjithatë, Kurti tha se e bën optimist konstruktiviteti i takime për arritjen e një marrëveshjeje me partitë e tjera për çështjen e presidentit.
“Nuk shoh zell për zgjedhje të reja dhe kjo është gjithashtu një e përbashkët që kemi. Këto elemente më bëjnë optimist”, tha ai për mediat.
Ndërkaq, pas takimit me Kurtin, kreu i LDK-së tha për gazetarët se nevojitet konsensus politik apo marrëveshje mes partive për emrin.
"Dakordimi i përgjithshëm është se janë vetëm dy rrugë përpara. E para është që ose duhet konsensus politik mes faktorëve të vendit dhe ky konsensus duhet të ndërtohet në këto nëntë ditët e ardhshme ose duhet një marrëveshje klasike politike, mes partive për çështjen e presidentit. Dhe, në të dyja rastet duhet së paku dy të tretat e votave të deputetëve. Mbeti që të takohemi në ditët në vijim për të parë se cili nga këto mundësi që kemi përpara", tha ai.
I pyetur nëse është diskutuar për emra konkretë që do të mund të zgjidheshin president, përfshirë emrin e presidentes aktuale, Abdixhiku tha se fillimisht është procesi i arritjes së një konsensusi e më pas vijnë emrat.
"Nuk kemi folur për emra. Fillimisht duhet të zgjedhim rrugën, ose marrëveshje politike ku partitë bëhen bashkë dhe përcaktojnë presidentin e arhshëm ose konsensusi, ku shikohet një kandidatur përtej marrëveshjes politike. më pas vijnë emrat", tha ai.
I pyetur nëse një marrëveshje politike për çështjen e presidentit do të nënkuptonte edhe përfshirjen e partisë së tij në Qeveri, Abdixhiku tha se gjithçka është e hapur brenda një ujdie të tillë".
"Marrëveshja politike nënkupton dakordim për çështjen e presidentit. Në këtë fazë nuk besoj që kemi interes dhe nuk ka interes në atë drejtim, por gjithçka e hapur brenda marrëveshjes politike. Por, edhe konsensusi është i natyrshëm. Çfarëdo zgjidhje që sjellë në dy të tretat e votave të Kuvendit", u shpreh ai.
Abdixhiku ka deklaruar disa herë nëpër studiot televizive në Kosovë se duhet arritur marrëveshje në mënyrë që partia të cilën ai e udhëheq, LDK-ja, të jetë në sallë kur të votohet për këtë çështje.
Kjo parti ia pati bërë kuorumin presidentes aktuale, Vjosa Osmani kur e ka fituar mandatin e parë, në prill të vitit 2021.
Çështjen e presidentit, Kurti e ka diskutuar të dielën edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Kryeministria bëri të ditur pas takimit se palët janë pajtuar që “bashkëpunimi është i nevojshëm “duke qenë se duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit për votim të suksesshëm”.
Osmani e ka bërë të qartë se synon edhe një mandat, por nuk dihet nëse i ka votat e nevojshme, pasi me raste ajo është përshkruar nga partitë opozitare si e afërt me partinë e Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje.
Partitë tjera nuk kanë përmendur deri më tani një kundërkandidat. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka thënë se do ta shqyrtonte këtë pozitë, nëse partitë tjera opozitare do të kishin disponim, mirëpo, sipas tij, ato kanë qenë të painteresuara.
Për secilën kandidaturë duhet të sigurohen të paktën 30 nënshkrime të deputetëve.
Kurti i ka 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa për zgjedhjen e presidentit duhen të paktën 80 vota prej 120 në total.
Nëse në dy rundet e para të votimit një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61 sosh.
Pavarësisht rolit ceremonial presidencial, mospërmbushja e afateve i kushton shtetit.
Nëse Kosova nuk e ka emrin e ri për pozitën e presidentit deri më 4 mars, atëherë duhet t’i organizojë zgjedhjet e reja parlamentare brenda 45 ditësh./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38