Flash News

Kosova

Kurti konfirmon përgjimet e serbëve gjatë takimeve në Bruksel, hesht BE-ja

Kurti konfirmon përgjimet e serbëve gjatë takimeve në

Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovaës konfirmoi sot përgjimet e realizuara nga zyrtarë të lartë serbë në takimet e zhvilluara në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Dukefolur në emisionin “Five” të televizionit Dukagjini, Kurti tha se ky veprim shfaq një formë të re të qasjes minuese dhe sabotuese të Serbisë, por ndonëse analistët e kanë cilësuar si një skandal, Brukseli deri tani ka heshtur.

Sipas tij, janë publikuar këtë javë përgjime që Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, kishte bërë në takimin e datës 17 shtator 2020 në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

 “Rasti i fundit ku dëshmohet audioincizimi ilegal dhe i fshehtë i bisedave në Bruksel, është rast jashtëzakonisht serioz që shpërfaqë në një formë që nuk e kemi hasur më herët të qasjes sistematike, destruktive, minuese dhe sabotuese të Serbisë, në raport me palët, ndërmjetësuesin dhe vet procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli”, ka Kurti. 

Popoviqi u arrestua më 18 korrik të këtij viti në Kosovë pasi e kishte quajtur UÇK-në terroriste.

Kurti shtoi se Serbia po vazhdon të punoj për destablizimin e Kosovës, ndërkaq tha që organet e sigurisë janë duke iu kundërvënë sukseshëm.

 

Të fundit