Flash News

Kosova

Kurti: Kosova do të aplikojë këtë javë për anëtarësim në BE; rrezik për tensione në veri

Kurti: Kosova do të aplikojë këtë javë për

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se këtë javë, Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Para një viti në takimin vjetor të Këshillit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në Bruksel bëmë të ditur se këtë vit do të aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sot në mbledhjen e 112 të Qeverisë po e bëjmë të ditur se aplikimin për anëtarësim në BE do ta bëjmë këtë javë”, tha Kurti.

Ky i fundit shtoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE është përgjigje ndaj premtimit që BE-ja i ka dhënë për anëtarësim rajonit nga Samiti i Selanikut 2003, por edhe përgjigje ndaj thirrjes së Samitit të Tiranës.

“Krahasuar me shtetet e rajonit në kohën kur ato kanë aplikuar, Kosova është më e përgatitur me legjislacion të avancuar e të harmonizuar me BE, me institucione të qëndrueshme dhe kapacitete të plota për tu përgjigjur në pyetësorin e BE-së dhe me indikatorët më të mirë të sundimit të ligjit në rajon”, ka thënë Kurti.

Ky lajm mund të përshkallëzojë tensionet në veri, ku situate është e brishtë prej disa ditësh. Serbia kundërshton anëtarësimin e Kosovës në BE dhe mbetet për t’u parë se si do të jetë situata në veri.

Të fundit