Flash News

Kosova

Kurti kritikon nismën “Ballkani i Hapur”: Hapje ndaj ndikimeve ruse e kineze

Kurti kritikon nismën “Ballkani i Hapur”: Hapje ndaj ndikimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “Ballkani i Hapur” (Open Balkan) më shumë i ngjan një “Ballkan të hapur për ndikimet nga Lindja” sesa një nisme për treg të përbashkët për vendet e rajonit.

Sipas Kurtit, kjo nismë, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duhet të shoqërohet edhe me ballafaqimin me të kaluarën të Serbisë, dhe të presidentit të saj, Aleksandar Vuçiç. Kurti tha se se Serbia ka shkaktuar katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit 20.

"Nuk mund të them se jam i entuziazmuar me emërtimin ‘Ballkani i Hapur’, pasi që duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij, ‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse, por edhe nga Kina si dhe Ballkan i hapur për autokracinë, për korrupsionin, për kriminelët e luftës të cilët, siç e dimë të gjithë ne, vazhdojnë të jenë masivisht, jo vetëm të lirë në Serbi, por edhe jo pak prej tyre edhe në pushtet”, tha Kurti për mediat në Prishtinë, pasi mori pjesë në një ngjarje të organizuar në kuadër të Panairit të Librit.

Më 29 korrik, në Shkup u takuan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Gjatë takimit të Shkupit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të mirëseardhura në këtë nismë, por theksoi: “Boll me këtë, na ftuan, s’na ftuan”.

Të fundit