Flash News

Kosova

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet para pranverës 2023

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet para

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshja përfundimtare me Serbinë për normalizimin e marrëdhëineve duhet të arrihet përpara pranverës së vitit 2023.

Ai deklaroi për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se marrëveshjen e fundit në Bruksel lidhet vetëm me target dhe i shërben shmangies së përshkallëzimit të situatës.

“Jemi pajtuar që të mos e zbatojmë vendimin tonë për të penalizuar drejtuesit e makinave me tabela ilegale serbe, ndërsa Serbia është pajtuar që të mos lëshojë më tabela të trashëguara nga regjimi i Millosheviqit.

E bëmë këtë vetëm që ta deeskalojmë situatën, por edhe të krijojmë mundësi për të nisur shpejt negociatat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Këto negociata duhet të përfundojnë para pranverës së vitit 2023. Ky ishte qëllimi i vërtetë i këtij kompromisi”, ka thënë Kurti.

 

Të fundit