Flash News

Kosova

Kurti merr detyrën si kryeministër i Kosovës, Lajçak: BE gati të lehtësojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kurti merr detyrën si kryeministër i Kosovës, Lajçak: BE

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi,  Miroslav Lajçak ka reaguar pas marrjes së detyrës së kryeministrit nga Albin Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka shprehur urimin e tij për kryeministrin e ri të Kosovës dhe thekson se Bashkimi Europian është gati të lehtësojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

"Urime @albinkurti në zgjedhjen tuaj si Kryeministër. Ju uroj suksese në përmbushjen e pritjeve të mëdha të qytetarëve të Kosovës. BE është e gatshme të lehtësojë Dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë." shkruan Lajçak,

Të fundit