Flash News

Kosova

Kurti në Londër: Sulmi në Banjskë s’mund të harrohet, drejtësia nuk ka ardhur ende

Kurti në Londër: Sulmi në Banjskë s’mund të

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në Samitin e Londrës ka paralajmëruar se Kosova vazhdon të përballet me kërcënime serioze.

Duke iu referuar sulmit të armatosur në Banjskë, Kurti tha se akti terrorist nuk mund të injorohet dhe kërkoi drejtësi për ngjarjen.

“Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, por drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara,” u shpreh Kurti.

Ai theksoi gjithashtu përpjekjet e Kosovës për të forcuar institucionet demokratike dhe luftën kundër korrupsionit, duke paralajmëruar se sfidat për destabilizim nuk kanë pushuar.

Në fokus ishin edhe çështjet e sigurisë rajonale dhe emigracionit. Kurti nënvizoi luftën e vendit kundër trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta, që përdoren si nga aktorë jo-shtetërorë, ashtu edhe nga shtete me qëllime keqdashëse.

“Kosova nuk është burim migracioni, por vetëm një pikë tranziti me numra relativisht të ulët,” deklaroi Kurti, duke theksuar përkushtimin e vendit ndaj partnerëve ndërkombëtarë për menaxhimin e sfidave të përbashkëta.

Të fundit