Flash News

Kosova

Kurti nga Vjena: Njohja ‘de facto’, hap i parë drejt normalizimit

Kurti nga Vjena: Njohja ‘de facto’, hap i parë drejt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës. Kurti është ndalur edhe tek dialogu me Serbinë.

Sot nuk jemi në atë marrëdhënie të mirë edhe pse ky vit ka filluar mjaft mirë. Më 27 shkurt, në Bruksel, ne kemi arritur Marrëveshjen bazike për njohjen ‘de facto’, bazuar në modelin e dy Gjermanive të vitit 1972. Për këtë jemi pajtuar me Serbinë. Ne kemi shtuar Aneksin në Ohër, por atëherë Serbia refuzoi ta nënshkruaj atë”, tha ai.

Ai tha se duhet të ketë presion ndaj Beogradit për të nënshkruar Marrëveshjen, për të cilën janë pajtuar dy vendet. 

“Nënshkrimi i njohjes ‘de facto’ i dyanshëm është hapi i parë dhe i rëndësishëm drejt normalizimit”, tha Kurti.

Të fundit