Flash News

Kosova

Kurti ngre alarmin: Serbia po armatoset me raketa nga Kina

Kurti ngre alarmin: Serbia po armatoset me raketa nga Kina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngritur alarmin se ushtria serbe po armatoset me armë nga Kina.

Në një postim në Facebook, Kurti shkruan se bëhet fjalë për sistemin raketor FK-3 e cila është një armë kineze.

Sipas tij, furnizimi me këto armë i ushtrisë serbe shfaq hapur agresionin e dhunshëm ndaj Kosovës.

“Sistemi raketor FK-3 është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Të fundit