Flash News

Kosova

Kurti nis procedurat për largimin e krerëve të komunave në Veri të Kosovës

Kurti nis procedurat për largimin e krerëve të komunave në

Qeveria e Kosovës nisi procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Pas dakordësimit që bëri për shtensionim të situatës në veri të vendit, ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si përgjegjëse e çështjeve të pushtetit lokal ka filluar me përgatitjen e procedurave që do të mundësonin largimin e kryetarëve nga komunat veriore.

Kjo ministri tashmë ka caktuar grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri, Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë projekt udhëzimin administrativ deri me 1 shtator 2023.

 

Të fundit