Flash News

Kosova

Kurti: Nuk e kam ndjekur fjalimin e Ramës në Kie, kam qenë i ngarkuar me takime

Kurti: Nuk e kam ndjekur fjalimin e Ramës në Kie, kam qenë i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se nuk e ka ndjekur fjalimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në asamblenë e Këshillit të Evropës, i cili ka kërkuar rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, dhe të shpallë të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

I pyetur nga mediat, Kurti tha se ka qenë i ngarkuar sot me takime dhe mund ta dëgjojë në mbrëmje vonë.

 “Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramnës, sepse nuk e kam dëgjuar. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem”, tha Kurti.

Të fundit